• |
ide | kryesore

430 kg køkainë/ Rolet e të implikuarve, nga familjarët tek ‘lushnjari’ dhe kolumbiani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
køkainë



Zbulohen përgjime nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg køkainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë në emisionin “Në shënjestër” dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Pjesa e dytë e dokumentarit: 

 

Siç ndodh në të tilla raste, porositësit e ngarkesës kanë dyshime se dikush po përpiqet t’ua grabisë mallin.

Shqetësim që vihet re edhe në një komunikim që Denilsoni ka me të fejuarën e tij, më datë 28 Shtator 2022, ku sipas Denilsonit, dikush është përpjekur të hapë një cep të ngarkesës, dhe dyshimet janë se kjo mund të jetë bërë nga rivalët, që kanë dashur t’u grabisin mallin.

Ndaj për këtë arsye ata patrullonin të armatosur rreth shtëpisë në Frakull të Madhe. Ku në një moment, siç del nga të thënat e të fejuarës së tij, kishin qëlluar me armë edhe në ajër, për të trembur rivalët e tyre.

Përgjim 28 Shtator 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

—–

Implikimi i të fejuarës së Denilson Çervanakut, në këtë aktivitet kriminal, siç del edhe më poshtë, vërtetohet edhe në përgjimet e kryera gjatë kohës që malli ishte parkuar tashmë në oborrin e familjes Çervanaku, në fshatin Frakull e Madhe, në Fier.

 

Ku gjatë një bisede të përgjuar më 21 Tetor 2022, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati, flasin për takimet e ndryshme që po bëheshin ndërkohë. Si edhe paratë që po mblidheshin nga persona të tretë për llogari të Nikolin Gjolenës. Apo siç thamë, i njohur ndryshe si ‘Lushnjari’. Që del të jetë edhe organizatori i vërtetë i ngarkesës.

Por ndërsa bëheshin këto biseda, në rrjetën e përgjimeve bie edhe një tjetër komunikim. Këtë herë, midis Denilsonit dhe një personi me emrin Sabah. Ky i ky i fundit i shpreh shqetësimin Denilsonit, se personat që i ky i fundit i ka dërguar në banesën që Sabahu ka marrë me qera, i kanë shkatërruar orenditë. Duke i shkaktuar sipas tij një dëm deri në 10 mijë euro. Dëme, të cilat Sabahu, thotë se i kishte fotografuar.

Gjë e cila krijoi te hetuesit dyshimin e bazuar se Denilsoni dhe bashkëpunëtorët e tjerë kishin dërguar te shtëpia e marrë me qera nga Sabahu, ‘kimistët’ kolumbianë. Të cilët do të kryenin më tej ekstraktimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, nga sasia me pleh artificial.

Përgjim 26 Tetor 2022

Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah
D. Ç: O Loc
Sabahu: Hë vlla.
D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri
Sabahu: O vlla. Ja kanë q* robt shpis ata. Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?
Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.
D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

—–

 

Në një tjetër përgjim midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, që duken plotësisht të shpenguar në komunikimet e tyre, Denilsoni dëgjohet teksa e porosit të fejuarën e tij në lidhje me problematikat që mund tu dalin në vazhdim mbi mallin.

Po kështu ai dëgjohet teksa i thotë të fejuarës së tij, se dërguesit e mallit mund të dërgonin në Shqipëri njerëzit e tyre. Me qëllim për të inspektuar vendin ku mbahej ngarkesa në Frakull të Madhe. Në një tjetër përgjim, këtë herë më 11 Nëntor 2022, Denilsoni porosit xhaxhain e tij, që të largonte qenin nga vendi ku po ruanin mallin, në shtëpinë e tyre në fshatin Frakull e Madhe.

Po kështu të gjente mënyrën se si të largonte edhe gjyshin e tij, Refatin, nga vendi ku ndodhej ngarkesa. Në mënyrë që ky i fundit të mos shikonte personat që të nesërmen do të shkonin te banesa e tij. Kjo pasi kolumbianët do të merrnin nga aty një sasi ‘plehu organik’ për verifikim/ekstraktimi.

Përgjim 11 Nëntor 2022

Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.
D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.
Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.
D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.

Z. Ç: Ok. Po nisem shpejt atëherë.
D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke shpia. Thuaj të iki…të rrij aty.
Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Të nesërmen Denilsoni komunikon sërish me xhaxhain e tij Zenelin, ku e vë në dijeni se po vijnë. Dhe që të merrte masat të largonte qenin nga oborri i banesës. Për shkak se po vinin personat që do bënin inspektimin e ngarkesës dhe do mundësonin marrjen prej saj të një sasie të vogël për verifikim. Po ndërsa punët duket se ishin në vijë, komunikimet midis personave të interesuar për ta mbyllur sa më shpejt pastrimin e kokainës, tregojnë të kundërtën.

Ndërsa tensioni duket të jetë në rritje. E tillë shfaqet të jetë edhe biseda e kapur në përgjime më 12 nëntor, midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij.

Ku djali i Viktor Çervanakut shprehet i revoltuar se ‘i huaji’, duke lënë të nënkuptohet kolumbianin, nuk bëri gjë. Kjo, sipas tij, pasi përkthyesi nuk kishte vajtur në takim. Në këtë bisedë të përgjuar Denilsoni i kërkon të fejuarës të ketë kujdes dhe të mos përmendë emra, por ndërkohë shprehet ‘se do ti fuste ndonjë plumb kokës, se më acaroi me luaji mendsh’, duke nënkuptuar të dyshuarin Klajdi Vrioni, i cili nuk e kishte përfunduar punën.

Shqetësim për zhdukjen e ‘Kolumbianit’, shfaq edhe Nikolin Gjolena. ‘Kolumbiani u zhduk vëlla, por unë e gjej kolumbianin me dasht’, dëgjohet Gjolena ti thotë Denilson Çervanakut. I cili më vonë dëgjohet teksa flet me të fejuarën dhe për raportet e afërta që kanë me Nikolin Gjolenën.

Më tej ata flasin për provën e vogël që do ti bëjnë ngarkesës, në momentin që do të sigurohet kimisti. Por nuk anashkalojnë as marrjen përsipër të përgjegjësisë në rast se zbulohen. Sepse siç thonë, fitimi është shumë i madh.

Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit.

Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhja e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit.

Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve.

Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi.

Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Por mes këtyre shqetësimeve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohet.

—–

Por Viktor Çervanaku dhe djali i tij Denilsoni, apo familjarët e tyre, siç doli nga hetimi, nuk janë të vetmit që dalin në përgjime.

 

Një nga personat që del në këto komunikime është edhe Marildo Rona. I cili, siç del në përgjime ka ndihmuar për zhdoganimin e ngarkesës pasi ka mbërritur në Tiranë.

Ku gjatë bisedave që Denilsoni bën me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati, del se në pah fakti se i ka dhënë dikujt një pagesë në ambientet e doganës gjatë procedurës së shkarkimit, ngarkimit dhe transportimit të mallit.

Ku gjatë kësaj bisede del në skenë edhe emri i Marios, i cili sipas tij, është kujdesur për gjetjen e parkimit qe ndodhet në afërsi me banesën e tij në Tiranë.

Nga data 20 deri më 23 shtator, koha kur më pas ngarkesa ka lëvizur drejt fshatit Frakull e Madhe në Fier.

Gjë që është bërë po sipas tij me miratimin e Nikolin Gjolenës, që siç thamë, del të jetë organizatori i ngarkesës. I cili ka miratuar dhënien e parave dhe të katër thasëve nga ngarkesa.

Gjë e cila është bërë në ambientet e doganës së Tiranës. Person që po sipas Denilsonit, ka insistuar që ti marrë paratë dhe thasët në atë moment.

Ndonëse Denilsoni ka menduar që ti blejë pleh në vend tjetër dhe tja jepte. Denilson Çervanaku teksa flet me të fejuarën, shpreson që Mario të mos ketë marrë thasët ku ka drogë, sepse mund ti dëmtohen pemët e ullinjve.

—–

Një nga përgjimet më interesante është ai kur Denilsoni në komunikim me babain e tij, Viktor Çervanaku, përmend emrin e Klajdit, që sipas hetimeve rezulton të jetë Klajdi Vrioni, apo Kodra. Një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ku Denilsoni dëgjohet në përgjim teksa i thotë babait të tij, për konfliktin që kanë me disa persona dhe përdorimin e armëve në rast se situata acarohet.

 

Përgjim 9 Tetor 2022
Denilson Çervanaku, komunikon në makinë me babain e tij, Viktor Çervanaku.
D. Ç: Ulu në kafe ti me atë dhe prit të vi Klajdi aty.
V. Ç: Po
D. Ç: . Ulu ti me atë në kafe, të vi Klajdi aty si është puna, kshu kshu kshu armën në kokë atij. Se të jesh ti i pari, se po bëri denocimin ky s’na merr përsipër.
D. Ç: Po leje pra të boj denoncimin.
V. Ç: Me ushtri jom e kshu, me 10 çuna.

Shtetasit zbresin nga mjeti. Është ky momenti kur në lojë futet edhe një person me emrin Diego. Që duket të jetë shtetas i huaj. Ku gjatë bisedës që Denilsoni bën me të fejuarën e tij, përmendet edhe përdorimi i armëve.

Bisedë e cila bëhet pasi malli ndodhet në fshatin Frakull e Madhe në Fier. Ku Denilsoni dhe e fejuara e tij shprehin frikën edhe të një burgosje të mundshme.

Përgjim 12 Tetor 2022
Denilsoni bisedon në makinë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.
D. Ç: Se di fare çar është duke bë.
E. F: Pse çar ka ai!
D. Ç: Se di fare se çar është duke bē, as kënej as anej…. se është tjetri në mes…zezaku

E. F: Oooo pse ai po e kontrakton ate për kët punë???
D. Ç: Nikun e kam vëlla! Diego e ka shpinë në Fark… kallash në makinë o vlla armën në brez, kallashin në makinë….po kështu janë këto punë, o vet donte kështu…
E. F: Unë thash se këto ranë dakort!
D. Ç: Të shofim çar do bohet.
E. F:…..Është minimumi, jo mos e do të japi vetë ai edhe më shumë.
D. Ç: Në qoftëse janë treqind kile aty, që janë 7- 8 milion euro, gjys për gjys me zezakun, une 3.5,4

Pra siç shikohet edhe nga komunikimet midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, duket se midis palëve ka një konflikt për ndarjen e fitimeve.

Ku në mes është futur edhe një kolumbian me emrin Diego, i cili mesa duket po merr pjesën më të madhe të trofeut.

Ndërkohë që në bisedë dy të fejuarit, bëjnë plane se çfarë do bëjnë me paratë pasi ti marrin.

Një tjetër bisedë e përgjuar është ajo mes Denilsonit dhe Nikolin Gjolenës.

Ku gjatë këtij komunikimi që zhvillohet në makinë, ‘Lushnjari’ numëron një sasi parash që ia jep Denilsonit.

Përgjim 15 Tetor 2022
Nikolin Gjolena komunikim me Denilson Cervanakun
N. Gj: Domethën ti nuk behesh për nesër në mëngjes e…? Mundohu njëher, po qe se nuk bëhesh.
D. Ç: Po dhe bëhem une, po të çova mesazh vet, bëhem, po nuk të çova mesazh.

Këto janë vetëm një pjesë e përgjimeve që vërtetojnë trafikun më të fundit të 430 kg kokainë në drejtim të Shqipërisë. Ku deri më SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me agjensitë partnere ligjzbatuese kanë arrestuar 10 persona.

 

Ku siç thamë edhe sipër personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

Ku gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetet, Tiranë, Lushnje dhe Fier, policia mundi të sekuestrojë ndër të tjera, 3 armë zjarri kallashnikov, 3 armë zjarri pistoletë, 5 automjete.

Si edhe: 20 paleta me rreth 24 ton ‘pleh artificial’, brenda të cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se përmban një sasi prej 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Operacion që nxorri edhe njëherë në pah, ashtu si në rastin e pritësit të mallit, Viktor Çervanakun, përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por po kështu edhe inkrimimin e administratës shtetërore, postet e të cilës drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Ashtu si në rastin e Viktor Çervanakut që mbante së fundmi detyrën e drejtorit të një drejtorie pranë OST. Ndërkohë që më herët ishte i njohur për rekordet e tij kriminale në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike.

Por që duket se kjo e shkuar nuk e pengoi të vazhdonte karrierën e tij. Statura e një pseudopatrioti, që ndërsa hiqej si një mbrojtës i zellshëm i kryeministrit Rama dhe punës së tij, duke sharë e mallkuar në rrjetin e tij social me gjuhë vulgare këdo që mendonte ndryshe nga partia në pushtet ku aderonte, në krahun tjetër, në ombrellën e të paprekshmit, që i kishte krijuar vetes, si njeri i pushtetit, Çervanaku shfrytëzonte postin për të vazhduar punën e tij në trafikun e drogës.

Punë e cila nëse do të finalizohej me sukses, do ti siguronte miliona euro fitim atij dhe njerëzve me të cilët bashkëpunonte.

Ndërkohë që kjo histori na tregoi njëkohësisht edhe lidhjet e fuqishme që tashmë krimi shqiptar ka krijuar me kartelet në Kolumbi.

Ku gjatë bisedave doli qartë edhe prania e tyre në Shqipëri. Ku tashmë në kërkim nga policia është edhe një shtetas kolumbian, i identifikuar si Samir Rodriguez.

I cili, pasi kishte hyrë në Shqipëri, lëvizte me një automjet të marrë me qira nga Klajdi Kodra, automjet që drejtohej nga Redion Meshi.  Ndërsa në makinën në pronësi të Julian Malaj që drejtohej nga ky i fundit, udhëtonte si pasagjer Bledar Matoshi.

Kolumbiani Rodriguez që rezulton se ka qenë në Greqi, dhe më datë 13 korrik 2022 ka udhëtuar drejt Malit të Zi.

Aty ku dyshohet se ka shoqëruar ngarkesën nga vendi i origjinës deri në destinacionin final. Ndërsa thuhet se ka qenë i pranishëm edhe në vilën e Viktor Çervanakut, në fshatin Frakull e Madhe në Fier, aty ku edhe u sekuestrua sasia rekord e kokainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *