• |
ide | kryesore

Gol me 115 km/h, Rashford i pari që shënon me goditje dënimi në Katar: Al Rihla problematik për lojtarët

-Instant, Sport
Rashford



U desh pak, por më në fund mbërriti. Goli i parë me goditje dënimi në Botërorin 2022 u shënua në Uells-Angli, ndeshja e 35, ku firma është e Marcus Rashford. Detajet e tjera mbi perlën e realizuar nga sulmuesi i Manchester United janë dhënë nga Adidas, falë teknologjisë së pranishme në topin e Al Rihla. E njëjta teknologji që ndihmoi edhe në konfirmimin e mungesës së prekjes nga Cristiano Ronaldo në golin e akorduar për Bruno Fernandes në Portugali-Uruguay.

Falë të ashtuquajturës Connected Ball Technology mësohet në fakt shpjetësia që arriti topi i goditur nga Rashford. Nga një distancë prej 23,39 metrash, topi arriti një shpejtësi maksimale prej 115,63 km/h, një shpejtësi mesatare prej 102 km/h dhe një rrotullim mesatar prej 6, 21 rrotullime në sekondë.

POLEMIKAT PËR AL RIHLA

Ditët e fundit kishte nisur të bënte polemika fakti që nuk ishte shënuar ende asnjë gol i vetëm nga goditja e dënimit direkte. Në Belgjikë-Marok iu akordua Saiss goli në ekzekutimin e Sabiri. Dikush, konkretisht Kieran Trippier i Anglisë, kishte akuzuar gjithashtu vetë topin: “Kur e godet, duket se fluturon nëse i jep shumë fuqi – ishin fjalët e tij -. Ndoshta është edhe faji ynë. Ne të gjithë stërvitemi me këtë top dhe duhet të mësojmë të godasim. Por në çdo ndeshje është gjithmonë ndryshe dhe ne duhet të përshtatemi”.

Në të vërtetë, goli i parë nga goditja e dënimit u vonua disi në krahasim me edicionet e mëparshme. Në Rusi 2018, topit Telstar iu deshën vetëm 94′ për të fryrë rrjetën nga një goditje e tillë. Në atë rast shënoi Golovin, i cili fiksoi rezultatin 5-0 mes organizatorëve dhe Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse. Katër vjet më parë, topit Brazuca iu deshën vetëm 25 ndeshje. Dzemaili shënoi për Zvicrën një gol që nuk kishte rëndësi për rezultatin 5-2 për Francën në Grupin E. Në vitin 2010 ishte Nigeria që ishte e para që përfitoi nga një goditje dënimi me topin Jabulani. Goli ishte disi i rastësishëm dhe nga një distancë shumë e largët. Kalu Uche shënoi në ndeshjen kundër Greqisë, pas 20 ndeshjesh.

Lexo më tej: Video/ Super Rashford e Foden, “mbysin” Uellsin: Anglia në 1/8, tani i pret Senegali



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *