• |
ide | kryesore

Irfani kujton bukën e të dëmtuarve nga tërmeti dhe strehimin e afganëve tek Prestige

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për t’i dhënë legjitimitet hotelit të Irfanit, që sot është rrethuar nga fadromat, News24 po risjell në kujtesë ngjarjet publlike që e lidhin Prestige Resort me qeverinë.

Një prej këtyre është strehimi i qytetarëve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Në ekranin e televizionit informativ ata u shfaqën në momentet, kur ishin duke ngrënë në restorantin që dje e rrëzuan fadromat. Bëhet fjalë për ditët më të këqia të Durrësit, kur banorët ishin të terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit.

Një tjetër moment i risjellë në vëmëndje është strehimi i afganëve, që ishin arratisur për t’i shpëtuar talebanëve në Afganistan.Në kronika u shfaq edhe kryeministri Rama që takoi fëmijët a

fganë mes gjelbërimit të Prestige, pasi hoteli ofroi ambjentet e tij për strehimin e tyre.

Këto ngjarje rikthehen në kujtesë për të theksuar faktin se prishja e hotelit ka në prapaskenë hakmarrjen e kryeministrit. Sepse deri dje Rama e toleroi mospageswn e taksave, madje edhe e shfrytëzoi vetë hotelin.

Mesazhi që vjen është i njëjti si me foton kur Rama është duke drekuar me Irfanin, apo si ajo kur sanitaret e hotelit kujtuan se Taulant Balla kishte qëndruar një muaj rresht në suitën presidenciale.

Por me një ndryshim, transmetimi i pamjeve të të mbijetuarve nga tërmeti duke ngrënë bukë dhe imazhet e fëmijëve afganë që u strehuan në hotel, lënë shijen e hidhur se bamirësia u bë me qëllim. Për t’ia kujtuar një ditë Ramës, nëse në dyert e hotelit shfaqeshin fadromat e IKMT-së.



5 Comments

  1. Edhe ca karin do tani, ashtu si e ka fitu ashtu po ja prishin, hajd shnet, se e kisjte pushtu ate zone, na cate trapin dei 5 mjesit me muzike

  2. Irfani i kujton Kryeministrit kontributin social dhe mire ben, ndaj pse njerezit jane ne restorant ku hane e qeveria nuk paguan, askush nuk do rrinte pa e thene.

    Per te tjerat ka gjithnje vend per rezerva…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *