• |
ide | kryesore

Mate, asado e gjumë, klauzola absurd e Drake… ringritja e “djallit” Griezmann

-Instant, Sport
Griezmann



I treti në Topin e Artë 2018, pastaj rënia. Tani është thelbësor te Franca, që kërkon Botërorin e dytë radhazi. Futbollisti i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Francës në Botërorin e Katar 2022. Sa larg mund të arrijë ende “Djalli i vogël”?

Në vitin 2018 ai fitoi Kupën e Botës me Francën si protagonist, duke përfunduar më pas i treti në Topin e Artë. Më pas rënia e Antoine Griezmann dukej e pandalshme. Deri në një klauzolë absurde që kishte deri vonë te Atletico Madrid. Colchoneros duhej t’i paguanin Barcelonës 40 milionë euro për kartonin e francezit, nëse ai luante më shumë se gjysmën e kohës në ndeshjet në të cilat ai ishte në dispozicion. Më pas me një marrëveshje prej 20 milionë euro gjithçka u zgjidh, me Griezmann që ndaloi hyrjen vetëm në gjysmë orën e fundit.

RILINDJA

Para Kupës së Botës në Katar, Antoine dukej si një lojtar që kishte lënë pas më të mirën e karrierës së tij. Por jo për Deschamps, që e ka vënë atë gjithmonë në qendër të projektit të tij. E ai që ka qenë gjithmonë “Le Petit Diable” për të gjithë, po ia kthen teknikut me performanca të çmendura. Griezmann nuk është më ylli i skuadrës (ai tani është padiskutim Mbappé), por vrapon dhe lufton si anësor. Presiong dhe kualitet, janë armët që po ndihmojnë Francën në mbrojtjen e titullit.

Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

MATE E AMERIKA E JUGUT

I lindur në Màcon, në Loire, Griezmann është shumë i lidhur me Francën e tij, por nuk është më pak raporti që ka me Amerikën e Jugut. Veçanërisht në kuzhinë. Griezmann di të përgatisë shumë mirë mate falë teknikave që i mësoi ish-tekniku Lasarte: “Bashkë me gruan time i blemë mjetet e para në tregun artizanal në Montevideo, që të kishte të tijën, sepse e pinte shpesh me të tjerët”. Dhe Antoine nuk mund të bëjë pa mate-në e tij. “E pi para stërvitjes, në mëngjes apo pasdite, më ndihmon të zgjohem”, shpjegoi ai.

ASADO E GJUMË

Miku i ngushtë i Diego Godin, me të cilin dy herë ishte afër fitimit të Champions League, Griezmann mësoi shumë gjëra nga ish-mbrojtësi i Interit. Mbi të gjitha si të përgatiste asado, mishin e famshëm të Amerikës së Jugut. Antoine e gatuan shpesh me gruan e tij, ndërsa tre fëmijët e tij mësojnë marifetet e zanatit (Godin është kumbari i fëmijës së parë). Për pjesën tjetër, sulmuesi ka një dietë mjaft mesdhetare, me shumë fruta dhe perime dhe karbohidrate pas stërvitjes. Pas pjekjes speciale, me ndihmën e muzikës amerikano-jugore, Antoine u thotë natën e mirë fëmijëve të tij.

DRAKE

Gjyshi i tij, Amaro Lopes – me origjinë portugeze – luajti për klubin luzitanian Paços de Ferreira. Babai i tij ishte pjesë e ekipit lokal dhe për një kohë, baba e bir luanin së bashku. Gjaku i përzier vjen edhe nga ana e nënës që është gjermane. Festimi i tij i veçantë, megjithatë, është marrë nga këngëtari amerikan Drake, me këngën e tij të paharrueshme Hotline Bling. Antoine kërcen dhe përgjigjet në telefon… Franca e falenderon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *