• |
ide | kryesore

Samiti i BE, Rama lë pushim një pjesë të administratës (Institucionet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse Edi Rama tha dje se data 6 dhjetor nuk do të jetë pushim për administratën publike, për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, shumë institucione janë njoftuar që nesër në fakt do duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Kështu sic mëson Lapsi.al Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Ministria Turizmit, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, KLSH dhe Bashkia Tiranë, nesër nuk do të jenë të hapura. Punonjësve iu është kërkuar të punojnë online, por më shumë sesa punë në fakt është thjesht një ditë më tepër pushim, për të mos krijuar trafik në rrugët e Tiranës.

Delegacionet nga vendet e BE-së nesër në mëngjes pritet të mbërrijnë në vendin tonë. Disa prej akseve kryesore të Tiranës rreth “zonës së kuqe” do të jenë të bllokuara deri vonë pasdite kur të largohen gjithë delegacionet. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. sinjal për Apelin që të vendosë në favor të tij, duke bërë presion për të treguar se “kur s’pyet për policinë dhe BE nuk pyet as për gjykatën”. Fundja me SPAK-un i ka ecur, pse të mos pretendojë se do t’i ecë dhe me Apelin.

    Megjithëatë mbetet mister thirrja e tij “mos më prekni flamurin”, pasi njerëzit janë në dilemë: E ka për logon dhe siglën e PD apo për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *