• |
ide | kryesore

Shakira mohon aludimet për një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider


Shakira ka mohuar  zërat për një lidhje të supozuar sentimentale me instruktorin e saj të sërfit.

Përmes një deklarate, ajo ka kërkuar që këto “spekulime” të lihen mënjanë, pasi në këtë moment  është fokusuar e totalisht në mirëqenien e dy fëmijëve të saj. “Në respekt për fëmijët e mi kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Nuk kam partner. Po i përkushtohem tërësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, thuhej në shënimin që artistja i  dërgoi agjencisë Efe dhe mediave të tjera.

Mohimi i këtyre spekulimeve vjen dy ditë pasi Shakira dhe Pique nënshkruan  marrëveshjen për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. Pothuajse një muaj më parë, artistja dhe ish-futbollisti njoftuan se kishin arritur një pakt për ndarjen e tyre, ku përfshihet se Shakira do të shkojë të jetojë në Miami me Sashën dhe Mila.

Piqué do të mund të shkojë t’i shohë sa herë të dojë. Gjithashtu  shpenzimet e atyre udhëtimeve do të përballohen nga të dy, sipas kushteve të marrëveshjes. “Ne kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë”, thanë të dy në një deklaratë. “Qëllimi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre siguri dhe mbrojtje. Ne vlerësojmë interesin e treguar. Por shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre në një mjedis të sigurt dhe të qetë.”/Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *