• |
ide | kryesore

Sot Samiti i BE, Berisha thërret protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

-Instant, Lajme, Të fundit



Në të njëjtën ditë që mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita ka paralajmëruar organizimin e një proteste. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, deklaroi se manifestimi organizohet në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat sipas tij, po rrezikohen dhe po kërcënohen nga kreu i qeverisë.

“ Është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri, dinjitet dhe transparencë. Është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, që me mirësitë dhe rezervat e saj, mund të begatojë kombin. Me kushtin e vetëm, të ketë një qeverisje demokratike. Me kushtin e vetëm të ketë një qeveri të palidhur me krimin, siç është qeveria e Edi Ramës”, tha zoti Berisha.

Opozita ka kërkuar që të protestojë përpara selisë së qeverisë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga policia, sipas së cilës kjo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë për takimin e nivelit të lartë.

“Siguria e 32 delegacioneve shtetërore me udhëheqësit e tyre nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, e delegacionit të Presidentit të Këshillit, e Presidentes së Komisionit dhe e të gjithë personaliteteve të lartë të kategorisë së autoriteteve të larta shtetërore, na imponon që të vendosim sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, mbi dëshirën gjeografike për të protestuar”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku. Ai tha se opozita është e lirë të zhvillojë protestën e saj, në çdo zonë tjetër jashtë atij që konsiderohet si perimetër sigurie.

Ndërkohë policia ka marrë masat të rrepta për mbarëvajtjen e këtij samiti.

Që prej mbrëmjes së kaluar janë zhvilluar kontrolle për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë RENEA në bashkëpunim me Gardën e Republikës bënë kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.

 



2 Comments

  1. Ne proteste te tere.

    Sot eshte dita kur protesta ndiqet nga europa. Live.

    Shans per ti ndergjegjesuar per masakren e rames me drogen korrupsionin.

    Sot eshte dita e duhur per kete pune

  2. O koqe. Akoma beson komunistin se do te degjoje europa cfare ndodh ketu. E dine situatem me mire sec e di ti por jane politikat e tyre qe i vendosin vete dhe nuk ndikohen nga figura te diskretituara apo non grata qe kane 30 vjete dhe jane tejet te konsumuar dhe duke mos patur alternative tjeter mbeshtesin ke te palloshin e gjate. Dhe keshtu do te bejne per nje kohe te gjate derisa opozita te kete nje lider te besueshem. Pjesa tjeter eshte komunisti punon per hallin e tij dhe ju hedh trute e gomarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *