• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese: Brenda 1 viti të garantohet vota e emigrantëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata Kushtetuese, pd,



Gjykata Kushtetuese kërkon që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor, përmes së cilit të sigurohet vota e emigrantëve. Përmes një kërkese, GJK i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që të garantojë votën e emigrantëve, votë që sipas tyre u shkel në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ dhe i ka kërkuar Kuvendi të plotësojë boshllëkun ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Padia u bë në shkurt të këtij viti. Shoqata kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ata pretendonin se ishte cenuar e drejta kushtetuese e votës së emigrantëve, duke u shprehur se janë ndaluar të votojnë për shkak të masave anticovid, të cilat u shoqëruan me masa kufizuese. 

VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,

VENDOSI:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.



5 Comments

  1. Kushtetuta e Shqipërisë në pjesën më të madhe të neneve të saj, synon të mbrojë interesat kombëtare të Shqipërisë e të drejtat e çdo qytetari shqiptar.
    Gjykata kushtetuese , është e vetmja Gjykatë supreme që ka të drejtën e realizimit të neneve të Kushtetutës.
    Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se trupa aktuale e kësaj Gjykate, nuk mund të kritikohet për shkeljen e neneve të Kushtetutës nga qeveria e parlamenti monist, sepse ajo ishte shkrirë e tëra për disa vite rradhazi, ama sot nuk ka se pse e pengon askush, që të marë në shqyrtim të gjitha shkeljet e Kushtetutës nga kjo qeveri e ky parlament.
    Është vërtetë një shkelje e madhe e Kushtetutës, që në Shqipëri, emigrantët që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë , nuk e kanë pasur të drejtën e votës.
    Por a mos ata që janë rezidentë në Shqipëri e kanë pasur të drejtën e votimit, e kanë ushtruar këtë të drejtë në zbatim të neneve të kushtetutës si qytetarë të lirë ?
    Thua vërtetë që antarët aktuale të kësaj Gjykate , nuk e dijnë që prokurorë e gjykatës nën trysninë e PS , bënë çmos që të bllokoheshin CD me përgjime për zgjedhjet, ku krerët e qeverisë e Kuvendit me zë e figurë rezultonin se ishin në marëveshje me bandat kriminale të drogës e oficerët e policisë për të blerë apo marë me dhunë vota ?
    Përse Gjykata kushtetuese nuk kërkon që të rihapen dosjet e famëshme të zgjedhjeve të vjedhura ?
    Bën shumë mirë Gjykata Kushtetuese që kërkon që mbrenda një viti të miratohen ligjet përkatëse për pjesmarjen e emigrantëve në zgjedhje, por përse në pikën e saj të katërt, ndalon hetimin e ministrisë së shëndetësisë që pengoi pjesmarjen në votime në kohën e pamdemisë ?
    Pandemia nuk ra vetëm në Shqipëri por në gjithë botën e nuk dijmë që në vendet demokratike të jenë penguar për të votuar emigrantët, me sebep pandeminë .

    1. Po ca thu o plak,ca thu, anetaret e paplote te gjykates kushtetuese presin tekapin noi vend pune pas mandatit.

      Jane te tredhur . Vendimi eshte komplet vk. Sepse nuk ka efekt zbatimi, nuk ka mekanizem detyrimi politik dhe ligjor.

      Pas nje viti nuk do kete asnje hap serioz maksimumi tallje kari nga rama. Si do vihet ne zbatim,si do detyrohet kuvendi, cilatjane pasojat e kuvendit nese nuk zbaton vendimin?
      Zero. Rama do talle karin.

      Gjykata qe ska pike fuqie , pse nuk zbatohet vendimi per protestat dhe tubimet? Absurd gjigand, hapet ceshtje penale pse proteston pse tubohesh , e di sa janee skede ne polici nga ky vend i pazbatuar?

      Qe nje vendim te zbatohet ka nevoje per nje mekanizem detyrues. Mekanizmini vetem eshte politikne kete rast asgje me shume asgje me pak.

      Rama snjeh as ligj as shtet , njeh vetem trapin e vet. Dhe gjykata kushettuese ben si i do trapi rames. Per lureshjt3 shih zbardhjen e vendimit per pushimin e ceshtjes per ministrine e shendetesise. Kur te dale pas nje viti.
      Te shpresojme qe Sala do e kerkoje qe te implementohet dicka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *