• |
ide | kryesore

Në mes të Botërorit, rikthehet kampionati i Superiores: ndryshon kalendari i ndeshjeve për muajin dhjetor

-Instant, F1, Sport
kampionati



Kampionati i Superiores do të rikthehet këtë fundjavë pas një pauze të imponuar nga finalet e Botërorit “Katar 2022”, me ndeshjet e javës së 13. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka pasur një ndryshim në kalendarin e kampionatit. Sipas programit fillestar do të luheshin katër javë deri në fund të muajit dhjetor. Por për të mos sforcuar lojtarët, pas një periudhe pushimi, është vendosur që luhen tre të tilla.

Më konkretisht, pas rifillimit kampionati do të luhet deri në javën e 15. Ndeshjet e fundit do të luhen në datë 21-22 dhjetor 2022, duke u mbyllur para Krishtlindjes. Do të ketë një pauzë të shkurtër, për të rifilluar sërisht më datën 14 janar 2023. Sakaq, të pesë ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara mes të dielës dhe të hënës. Ka pasur gjithashtu edhe disa ndryshime në orare dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet.

Të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit në orën 13:00 do të luhet ndeshja Bylis-Laçi. Ndërsa po në orën 13:00 do të nisë edhe sfida Kukësi-Teuta që do të luhet në “Kukës Arena”. Sfida e fundit e ditës është ajo Erzeni-Partizani. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 15:45.

Ndërkaq, të hënën ndeshja Tirana-Kastrioti është spostuar në orën 19:00 dhe nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, por në stadiumin “Air Albania”, kurse sfida Vllaznia-Egnatia, që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë në ora 16:30.

Kalendari i javës së 13 të kategorisë Superiore:

E diel, 11 dhjetor 2022

Bylis – Laçi ora 13:00 (Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh)
Kukësi – Teuta Ora 13:00 (Stadiumi “Kukës Arena”, Kukës)
Erzeni – Partizani Ora 15:45 (Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës)

E hënë, 12 dhjetor 2022

Vllaznia – Egnatia ora 16:30 (Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër)
Tirana – Kastrioti ora 19:00 (Stadiumi “Air Albania”, Tiranë)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *