• |
ide | kryesore

FMN vë alarmin e kuq për koncesionet PPP, kontratat të hartuara keq

-Instant, Lajme, Të fundit



Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vuri alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare (PPP) në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.

Klasifikimi i PPP-ve me nivelin më të lartë të rrezikut për ndikimin në buxhet u bë në Deklaratën e Bordit të Drejtorëve të FMN pas vizitës së stafit teknik të Fondit në Tiranë dhe raportin që e shoqëron këtë deklaratë.

“Projektet e keq-hartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit” lajmëroi FMN.

Menaxhimi i investimeve publike (PIM) ka nevojë për fuqizim. Një numër i madh rekomandimesh nga Vlerësimi i Menaxhimit të investimeve Publike 2016 (PIMA) ende nuk janë zbatuar nga qeveria e Shqipërisë, vuri në dukje Fondi.

“Asnjë ndryshim domethënës nuk është bërë në kuadrin ligjor mbi PPP-të. Këto kontrata ishin sa 40 për qind të PBB-së 2022, por vlerat e projekteve ekzistuese dhe atyre në proces, vazhdojnë të hartohen jashtë procesit buxhetor”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

Sipas Fondit, korniza për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë dobësi të mëdha dhe shtrirja e rreziqeve fiskale të lidhura me këto projekte mbetet e paqartë.

“Qeveria e Shqipërisë e Shqipërisë duhet të dyfishojë përpjekjet për të forcuar kapacitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MOFE) për të luajtur një rol efektiv si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin e kontratave” këshilloi FMN.

Përafrimi i proceseve PPP dhe investimeve publike, me integrim të plotë në ciklin normal buxhetor mbetet një prioritet urgjent.

Raporti i FMN vuri në dukje se Ministria e Financave të Shqipërisë iu ka thënë ekspertëve të Fondit se ka rritur kapacitet në analizat kosto -përfitime të projekteve të reja, PPP, por ka pranuar se nuk po ushtron monitorim të zbatimit të kontratave për arsye të mungesës së burimeve njerëzore.

Qeveritë shqiptare ka dhënë aq shuma kontrata PPP, të cilat nuk ka aftësi t’i kontrollojë. Më herët Ministria e Financave në raportin e përvitshëm të koncesioneve raportoi se situata kishte dalë nga kontrolli dhe për shumicën e kontratave nuk kishte asnjë informacion. Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregoi në asnjë rast se si po ecën zbatimi i tyre.

Transparencë urgjente për fondet e tërmetit dhe pandemisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.

Fondi gjithashtu vuri në dukje se qeveria duhet të minimizojë ndryshimin e buxhetit me akt normativ në mënyrë që të ruajë besueshmërinë fiskale.

Që kur ndodhi ngjarja e tërmetit dhe më pas ajo e pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare në të gjitha misionet që të bëjë transparentë përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje.

FMN gjithashtu nxiti Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ente të tjera audituese të ushtronin inspektime mbi përdorimin e fondeve të tërmetit dhe më pas raportet ti bënin transparente.

Mungesa vazhdueshme e kapaciteteve për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve fiskale është shndërruar në shqetësim për Fondin.

Raportet e rreziqeve fiskale, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me detyrimet e Ndërmarrjeve Shtetërore duhet të pasurohen më tej dhe të bëhen më largpamëse. Fondi rekomandoi krijimin e një mekanizmi për të siguruar monitorim sistematik në lidhje me ecurinë e huave të vazhdueshme të qeverisë ndaj Ndërmarrjeve Shtetërore.

Në vazhdim, kushtet për dhënien e huave dhe garancive për Ndërmarrjet Shtetërore dhe komunat duhet të bëhen më të rrepta për të menaxhuar më mirë rreziqet, rekomandoi FMN.

“Pavarësisht reduktimeve në stokun e përgjithshëm, detyrimet e prapambetura vazhdojnë, veçanërisht lidhur me projektet e investimeve dhe çështje gjyqësore dhe gjithashtu puna për përmirësimin e të dhënave për detyrimet e prapambetura duhet të vazhdojë, veçanërisht në lidhje me gjurmueshmërinë dhe automatizimin e të dhënave”, cilësoi Fondi.

Strategjia e re që do të finalizohet më 2023, duhet të adresojë reformat e paplota për parandalimin e detyrimeve të prapambetura, rekomandoi Fondi./ Monitor



2 Comments

  1. dhuna tridhjetë e dy vjeçare verbale që ky njeri ka ushtruar mbi këdo që s’i ka pëlqyer dhe mbi kundërshtarët e tij politikë; m’u kujtuan pritat e pafundme që ky bandit politik iu ka zënë kundërshtarëve politikë, nga jugu në veri, duke përdorur bandat e rrugës dhe, pastaj, duke i mbrojtur aktet e tyre me sloganin e tipit “socialistët nuk i duan në Shkodër…”; m’u kujtua dhuna e tij mbi deputetët kundërshtarë në Libofshë të Fierit në vitin 1994,ti shkon me shpejt me makine ne shpellat e tua o shpellkar,kjo eshte e vertete,kush ka firmosur parregullsite e kontratave te shkoje ne burg,keshtu i firmosi dhe salihu kontraten e rruges se kombit,qe per 60 km rruge i kushtoje 1.4 miliard euro atehere erdhi dhe erdogani per te prere shiritin kur rruga dhe urat nuk kishte perfunduar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *