• |
ide | kryesore

Përgjimi, Taulant Balla: Nuk jam unë, do të dalë një deputet i PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Taulant Balla



Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale.

Në një intervistë për A2 CNN, Balla tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli. I jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do të dalë dhe do të thotë që nuk ka qenë Taulant Balla, por ka qenë një deputet i Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.

Më 21 nëntor, Ardjan Çapja, nga Elbasani, në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që doli në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Dyshimet ishin se bëhej fjalë për Taulant Ballën, atëherë drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan dhe prej shtatorit 2021 në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Dy javë më parë, Balla i komentoi akuzat si “Babalja” tjetër e PD-së, ndërsa Berisha e akuzoi publikisht në sallën e Kuvendit si të implikuar me vrasjen e avokatit Ravik Gurra.



6 Comments

  1. Jo deputet i PD-se , por po te doni ju del edhe deputet i PKK(partia komuniste e kurdistanit).
    Te qifsha mamin o Taulant , o kryetar i krimineleve.

  2. Mos eshte Taulant Basha ?
    Hahahahaaaaaaaaaa ……… sa idiot
    Ju edhe te kapeni me kar ne bythe po te virgjer ngeleni o kurva mavi

    1. Ore po pse do t’a fshinte gjykata po të ishte i PDs? Ikni pirdhuni. Ju i keni të gjitha sot dhe burrat i bëni me barrë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *