• |
ide | kryesore

“Kriza në veri të mos militarizohet”/ Escobar: Asociacioni, të bëhet realitet

-Instant, Lajme, Të fundit


I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një intervistë për një television serb mbrëmjen e së mërkurës. Ai foli për situatën në veri të Kosovës, barrikadat, negociatat mes dy vende, por edhe për krijimin e asociacionit. Zyrtari i lartë amerikan deklaroi se kriza në veri nuk duhet të militarizohet. Escobar ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e lejimit të trupave serbe në këtë zonë.

“Nuk dua të hyj në hollësi të bisedimeve, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj dua të them se na duhet një zgjidhje jo vetëm për krizën aktuale, por na duhet zgjidhje e qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Duam ta shndërrojmë këtë krizë në mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për gjithë rajonin”, tha Escobar.

Më tej, Gabriel Escobar ritheksoi kërkesën për fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


4 Comments

  1. Njejt SI grenel edhe KY Po kercnon Kosoves,pra SI duket dojm me bosnizu Kosoves.E qyditshme qe eskobar ,opozita me Kosoves dhe edi rama Jone me ni vij…!!Pra SI duket qeveria kurti do bie njejt si here e pare nga grenel ,sepse nuk besoj qe Albino do pranoj ni asocacion me kompetenca ekzekutive.

  2. Kercenimi i Escobar se zgjidhjen per asociacionin mund ta sigurojme me aleate “alternative” eshte paralajmerim per rrezimin e qeverise ne Kosove, apo per nje puç kushtetues, per faktin se Kushtetuta e saj nuk lejon asociacionin siç e duan serbet.

    Kjo ka bere qe partite kryesore te opozites, dikur ne pushtet, ndonese nuk e realizuan ate kohe, sot ferkojne duart per nje rikthim te mundshem, edhe pse Kurti fitoi 2 here shumicen.

    Ne telashe te tjera e pa votat e duhura, AAK, PDK e LDK kane shtuar akuzat per qeverine, jo per interes te Kosoves, por per karrike….

    A ka emer ky qendrim politik???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *