• |
ide | kryesore

Escobar dhe Kurti reagojnë pas takimit, japin sinjale bashkëpunimi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Escobar



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar. Në profilin e tij në ”X”, Kurti thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që Serbia të bëhet përgjegjëse për sulmin në Banjskë. Gjithashtu Kurti shkruan se diplomatin amerikan e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e tranzicionit nga dinari në euro.

“Kënaqësi të takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrire dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti.

Ndërsa Escobar është shprehur se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, – ka thënë Escobar pas takimit me Kurtin.

Ditët e fundit ka pasur deklarata të forta nga escobar për Kurtin dhe mënyrën e sjelljes së qeverisë së Kosovës. Për më shumë lexoni lajmet më poshtë, por deklaratat pas takimit japin sinjale bashkëpunimi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *