• |
ide | kryesore

Heqja e dinarit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

Lajme, Të fundit


Sot do të mbahet në Bruksel takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb.

Ekipi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga Besnik Bislimi, ndërsa ai i Kosovës nga Petar Petkoviç. Takimi do të drejtohet nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Lajçak të martën ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Lajçak ka thënë se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë. Edhe pse janë zhvilluar pesë takime deri tani, ende nuk është arritur një marrëveshje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *