Kritikët e së djathtës amerikane kanë kritikuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për veshjen e tij ushtarake e gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres. Komentatori Tucker Carlson në Fox News tha se lideri ukrainas nuk tregoi respekt. Sipas tij ai ‘u shfaq i veshur si “menaxher i një klubi striptizi që kërkon para”.
“Presidenti i Ukrainës mbërriti në Shtëpinë e Bardhë i veshur si menaxher i një klubi striptizi dhe duke kërkuar para dhe çuditërisht askush nuk e hodhi jashtë” – tha ai.
Kritikave iu bashkua edhe Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit Donald Trump, i cili e quajti Zelensky një “mbretëreshë të mirëqenies”.
Në vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur Rusia pushtoi vendin e tij në shkurt, Zelensky u shfaq në Shtëpinë e Bardhë me një veshje të rastësishme. Ai kishte një xhup me ngjyrë kamuflazhi, pantallona me ngjyra të ngjashme dhe çizme luftarake. Kjo në ndryshim nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili kishte veshur një kostum.
Tucker Carlson: Zelensky shows up to DC looking like a strip club manager and demanding money. Our aging leadership class will give him billions from our crumbling economy pic.twitter.com/aIvgiQvkJ0
— Benny Johnson (@bennyjohnson) December 22, 2022
Më pas Zelensky mbajti një fjalim në Kongres, gjatë të cilit ai bëri një lutje për një raund tjetër të financimit të armëve mbrojtëse.
Edhe Wendell Husebo që shkruan në uebsajtin konservator të lajmeve Breitbart ishte në të njëjtën linjë.
“Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar më shumë mbështetje se 45 miliardë dollarë. Për 45 miliardë dollarë, trego pak respekt dhe merr me qira një kostum” – shkroi ai në rrjetet sociale.
Edhe redaktorja politike e Breitbart, Emma-Jo Morris shkroi: “Zelensky fluturon deri në SHBA, por ende nuk mund të veshë një kostum”.
Benny Johnson, një prezantues në kanalin e lajmeve të krahut të djathtë Neësmax, shkroi në Twitter: “Kjo pjesë ishte mosmirënjohëse ***. Nuk ka mirësjellje për të veshur një kostum në Shtëpinë e Bardhë. Pa respekt për vendin që po financon mbijetesën e tij. Kostum sportiv si mafiozët e Evropës Lindore. Udhëheqësit tanë ranë për të. Na ka turpëruar të gjithëve. Çfarë fyerje e pabesueshme”, – tha ai. Përgjigjet ndaj postimit të tij në Tëitter ishin kritike. Disa e akuzuan atë se ishte pro Moskës.
“Mund të jetë tweet-i më i keq që kam parë ndonjëherë në këtë faqe interneti,” u përgjigj një person.
Komentatori Peter Schiff u përfshi në debat. “E di që ka një luftë, por Zelensky nuk është nën zjarr. Ai fluturoi në SHBA me një avion privat të qeverisë amerikane. Mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një SUV të drejtuar nga shoferi, por u shfaq i veshur me një xhup. Është më mirë se një bluzë, por unë ende besoj se veshja e duhur është një kostum.’
Kolegu i Carlson në Fox News, John Roberts, tha gjatë një transmetimi se ai kurrë nuk kishte parë dikë të shkonte në Shtëpinë e Bardhë me rroba siç kishte veshur Zelensky.
Udhëheqësi britanik i kohës së luftës, Winston Churchill vizitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 1941. Pothuajse 71 vjet më parë në ditën e vizitës së Zelensky. Ai ishte i veshur me një kostum ushtarak, megjithëse më vonë iu drejtua Kongresit me kostum. Ai qëndroi në Shtëpinë e Bardhë për dy javë.
Rick Wilson, strateg republikan dhe bashkëthemelues i Projektit Lincoln – një organizatë kundër rizgjedhjes së Donald Trump – akuzoi ata që sulmonin Zelenskyn si mbështetës të Presidentit rus Vladimir Putin.
Që kur Putini urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka theksuar që të vazhdojë të mbajë veshjen e tij të luftës. Zelensky nuk është lëkundur nga ky vendim. Madje mbajti të njëjtën veshje kur fliste në Kombet e Bashkuara, G20 dhe gjatë vizitave që po bëhen në Ukrainë nga personalitete të tjera të huaja – duke përfshirë presidentët dhe kryeministrat. ©LAPSI.al