• |
ide | kryesore

Fshihte në banesë lëndë kimikate të rrezikshme, vihet në hetim 70-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit


 Një 70-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Elbasanit ditën e sotme. Bëhet fjalë për të moshuarin e identifikuar me iniciale Sh. N., ku në banesën e tij janë gjetur lëndë kimikate të rrezikshme për shëndetin.

Lëndët kimikate janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mësohet se ai nuk kishte dokumentacionin përkatës për to e për pasojë është vënë nën hetim. I moshuari pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *