• |
ide | kryesore

Shkodër/ 22-vjeçari kapet me munιcione dhe sprajt paralizues

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar. I riu është kapur teksa udhëtonte me një sasi municioni luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje.

Po ashtu u arrestua në flagrancë shtetasi P. I., 28 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një biçikletë e dyshuar e vjedhur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *