• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 31-vjeçari nga Burreli

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” është arrestuar nga policia. Sipas bluve u bë arrestimi i shtetasit  I. B., 31 vjeç, për të cilin është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në muajin maj të vitit 2021, në fshatin Macukull, Mat, gjatë kontrollit të territorit, në një tokë bujqësore në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet policore gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *