• |
ide | kryesore

Vendosnin baste sportive nëpërmjet celularit, 2 të arrestuar në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 2 persona



Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë në hetim nga policia e Tiranës pasi u kapën teksa vinin baste sportive. Blutë njoftojnë se në pranga kanë rënë E. R., 31 vjeç, dhe R. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për: Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç.

Ata u pikasën si rrjedhojë e operacionit policor “Vakum”, ku u kryen kontrolle në disa subjekte në kryeqytet. Në telefonat e personave të arrestuar dhe të vënë nën hetim, u gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 5 celularë.



2 Comments

  1. Po ky eshte kulmi
    Arrestohen se ve baste😳
    Kush krijon platforme per baste kryen krim jo ai qe ve bast
    Policia e Shtetit n esherbim te Olsit… pranohen bastet vetem te pikat e Olsit, ndryshe ne burg

  2. Ca idiotesi! Pak kriminele e te korruptuar ka?! Mbeti pune te burgosen njerezit qe vejne baste! Ajo duhet lejuar, duhet taksuar edhe duhet kontrolluar qe te mos abuzohet dhe te jete larg femijeve qe te mos kthehet ne epidemi shoqerore. Per ta ndaluar me duket idiotesi, me duket e ngjashme me ndalimin e investimeve ne stoqe apo me lloje te tjera investimi qe jane normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *