• |
ide | kryesore

Gjermania e qartë: Barrikadat në veri janë ilegale, duhet të largohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjermania ka lëshuar një komunikatë në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Në fakt, Qeveria e Gjermanisë e ka theksuar edhe një herë qendrimin e saj kundër në lidhje me barrikadat në veri.

Sipas Gjermanisë, barrikadat janë ilegale dhe të njëjtat duhet të largohen,transmeton DW.

“Barikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Zëdhënësi i MPJ-së gjermane, theksoi tutje se “retorika nacionaliste në veçanti, të tilla që i kemi dëgjuar në Serbi në javët e fundit, janë plotësisht të papranueshme”.

Kujtojmë që sot është shënuar dita e 19-të e barrikadave në veri të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *