• |
ide | kryesore

Aksident masiv në Seul, 5 të vrarë dhe 37 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
seul



Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 37 janë plagosur në një zjarr masiv të shkaktuar nga përplasja e një kamioni mallrash me një autobus në një tunel autostrade pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe zjarrin apo se çfarë ngarkese mbante kamioni. Zjarri shpërtheu rreth orës 13:50 me kohën lokale në një tunel të autostradës në Gwacheon. Tuneli i ngritur është projektuar për të mbrojtur ndërtesat përreth nga zhurmat e rrugës.

3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. 34 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Shtëllunga të mëdha zjarri dhe tymi i dendur u panë që dilnin nga tuneli në imazhet e postuara në mediat lokale dhe rrjetet sociale.

Qindra zjarrfikës arritën të vënë nën kontroll flakët. “Ne po bëjmë kërkime brenda tunelit në rast se ka viktima të tjera” – tha një zyrtar i zjarrfikësve. Rreth 20 persona po trajtohen në spital pasi kanë marrë tym në mushkëri.

Ministri i Brendshëm Lee Sang-min bëri thirrje për “përdorimin e burimeve maksimale” për të shpëtuar jetë. “U bëj thirrje autoriteteve të bëjnë përpjekjet më të mëdha për të shpëtuar jetën e atyre që janë plagosur” – tha ai.

Në tetor, të paktën 153 njerëz u vranë në një përplasje mes turmës së Halloween në lagjen Itaewon të Seulit. Një seri fatkeqësish të parandalueshme ka tronditur besimin e publikut. Shumë koreano-jugorë kanë vënë në dyshim nëse standardet e sigurisë janë anashkaluar dhe rregulloret janë injoruar në nxitimin e qeverisë për zhvillim ekonomik. ©LAPSI.al

Firefighters work on a tunnel that was burnt down in Gwacheon, South Korea, December 29, 2022. Yonhap via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. SOUTH KOREA OUT. NO RESALES. NO ARCHIVE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *