• |
ide | kryesore

Nga vjedhja e votave për PS në transport droge, pranga 28-vjeçares Erisa Fero

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Erisa



Nuk kanë kaluar as 24 orë nga arrestimi i patronazhistes së Tiranës Viola Sterjo, kur një tjetër socialiste bëhet lajm kombëtar pas një operacioni policie. Bëhet fjalë për Erisa Feron, 28-vjeç që transportonte drogë nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut.

Në makinë iu gjetën 58 kilogramë kanabis, të cilat i kishte sjellë nga Shkodra dhe do t’i kalonte për në Maqedoninë e Veriut.

ERISA FERO, PUNONJËSE E AKSHI

E habitshme është që si Erisa Fero, edhe Viola Sterjo që u arrestua dje punonin në të njëjtin institucion, në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndërkohë që Viola Sterjo kishte mashtruar disa qytetarë të Korçës dhe u kishte marrë qindra mijëra euro ryshfet, e arrestuara tjetër kishte menduar t’i bënte paratë duke transportuar drogë.

Në njoftimin për mediat, AKSHI sqaroi se “Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste” dhe se për të kanë nisur procedurat e shkarkimit.

AKUZA PER VJEDHJEN E VOTAVE PER PS

Por si është punësuar Erisa Fero në një institucion shtetëror? Përgjigjia është tek aktiviteti i saj politik, që u zbulua në media pas arrestimit. Nëse Viola Sterjo kishte qenë patronazhiste e PS, Erisa Fero kishte qenë numëruese, madje e përfshirë edhe në vjedhjen e votave.

Vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.

Fero ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ. Për shkak se në komisionin ku bënte pjesë Fero, rezultati i votave ishte falsifikuar, KQZ ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për 21 komisionerë, mes të cilëve dhe Erisa Fero.

ROLI I ERISA FERO NE TRANSPORTIN E DROGES

Policia tha operacioni ku u arrestua Erisa Fero dhe bashkëpuntorët e saj u krye nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës.

Droga vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës” informoi sot policia e Korçës.

Punonjësja e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero drejtonte makinen, që kishte në bagazh 58 kg kanabis. Së bashku me të ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushe-Kruja dhe një 17 vjeçar me inicialet M.K./Lapsi.al



19 Comments

  1. Patronazhistet dhe komplet rilindja,duhet te shpallet jasht ligjit.A nuk mjaftojne keto faktet e fundit,per t’u derdhur kupa e mbushur plot e rilindjes se patronazhisteve? Kush mendon ndryshe,i rafte ne koken e tij,qe t’a besoje!!!

  2. Kjo jevga, TIPIKE RIVDEKESE, perfaqesuese e denje e BANDES SOROSIANE ne pushtet, e punesuar ne AKShI, a ka ndonje dokument qe te vertetoj qe ka mbaruar arsimimin e detyrueshem 9-vjecar?! AKShI (ku ruhen serverat dhe data base e shtetit), a eshte intitucioni qe e bene fertele “iranianet”?! Keta mbeturina te pariciklueshme bejne me turp edhe turpin vet, KAQ!

  3. Narko shtet-shkerdhata ALLVANIQIA me ne krye kryeshkerdhaten Edvin BilalRama!
    Oh sa mire or PORDHPULL kaqol i shkiperise!
    Shiteni voten per NARKOTRAFIKANTET e
    R I D H J E R J E S…..
    Shtet QENEF me popull GJIRIZ.

  4. Cdo organizate me dimensione te tilla, cdo sipermarrje e madhe, cdo grupim i suksesshem me nje kuader te perbere nga mijra e mijra anetare si Partia Socialiste e Shqiperise e cila punon intensivisht per realizimin me sukses te objektivave te saj per te ardhmen e vendit, qellon te kete here pas here ne gjirin e saj ndonje derrase te kalbur.

    Por kjo s’do te thote asgje. Jane fenomene qe ndodhin kudo.

    Keshtu qe qente le te lehin, karvani shkon perpara!

  5. Rama fito 59 bashki ,saliu ene krejt analistat e grupseksionit shqup fitojn 2 bashki.po pooo ,ta them un tye.

  6. Koha nuk pret e ardhmja po therret! Populli duhet te marre ne dore fatet e tij. Ripjerdhja e edi rames duhet te shpartallohet sa nuk esht vone akoma. Duhen perdorur te gjitha format dhe menyrat konvencionale dhe jo. KAQ.

  7. Po, do fitoni 59 bashki ndoshta edhe me shume.
    Kur shet kaq droge kjo cofetira qe u kap sot, imagjino sa shesin te tjeret qe mbahen per boba…
    Shyqyr qe kane droge te shesin dhe fryjne xhepat, se ne te kundert kjo kategori te merr femijet e ti shet. Veshken as diskutohet.
    Dhe kjo te bind me ate puron qe thith, qe e ka marre me te madhe dhe te trashe se kari i Rames ….
    Pati thene mire ai tironci qe “Gjithe komunistat dun nordh me Kocifos`´

  8. Ckane keta te SHQUP qe po na cajne ….. per 2 apo tre goca qe bejne ndonje gabim te vogel.??????
    Ka ndonje keqkuptim se keto jane goca kinge.
    Kjo urrejtje vjen se ne socialistet jemi me te zote, me te shumte ne numur dhe cilesi…
    Kjo do provohet ne zgjedhje kur te merrni 0 bashki….hahah
    Rama eshte ay qe po u lot nga mendte e kokes, si shahist politikan qe eshte…

    Na duhet edhe pak kohe tu bindim ju SHQUP-sa qe vleni shume pak apo aspak. Ju merrni valixhet dhe largohuni…
    Nuk ka kthim me ne pushtet per ju. harrojeni…
    Po keto oooo!

    1. patronazhistet tashme i ka dal haleja haptas dhe thojn nje idiotesi per te mbulu nje tjeter. Ate e kap policia per drog e arreston dhe ne botekuptimin e tij esht medemek gabim….JO veper penale dmth hahah.

      1. Jo. Sbesoj botekuptim as krim etj, ja rama i bom dru nonstop , vjedh pret trafikon nonstop pse kjo karelina mos ta boj?

        Kshu u merr koka ere dhe perfundojne kucka te noi legeni ordiner.

        Koka ben koka peson .

        Por cudi qe e paskan kap, se zakonisht u marrin noi lek nemdore dhe i len. Kshu qe ngjan cuditshem

        Ose skan bo planin policia e pogradecit dhe duhet rdhe noi aksion suksesi jo vetem turn i dyte tek trafikantet, ose e kan kap se u ka prish pazarin atyre vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *