• |
ide | kryesore

Skandali/ Policia kap drejtoreshën tek AKSHI me 58 kg drøgë në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Erisa Fero është arrestuar nga Policia Kriminale e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drøgës. Fero është drejtuese kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Aksioni është kryer nga Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qenë persona nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës,” informoi sot policia e Korçës.

Ndërhyrja policore është realizuar në zonën e Qafë Thanës. Në momentin e ndërhyrjes është arrestuar Erisa Fero, e cila drejtonte makinen ku në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në makinë së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t, ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe një 17 vjeçar me inicialet M.K.

Ndërsa dy persona të tjerë, F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë. Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë.



14 Comments

  1. Por kur trafikon droge Ministri si Tahiri apo kur KM perkrah patronazhistet qe po dalin perdite drogmene e mashtruesa perse te mos bej edhe kjo e shkreta.

    E kuptoni sa thelle e ka futur ne gjak drogen e trafikun ky kryeminster?

  2. Ketu nuk ka asnje skandal. Skandal dhe cudi do te ishte nqs gjendet nje rilindas i vetem i paperfshire
    ose ne trafik lendesh narkotike, ose ne marrje rushfeti, ose ne korrupsin, ose ne vjedhje zgjedhjesh
    ose i palidhur me drupet kriminale. Ky po qe do te ishte lajm.

  3. kta te kriminelit roma po i perdorin grad per fushat elektorale me shpernda drog e me e thith karin ne goj

  4. O Jarge Pallkaris, alias Jorgo Palikaris, se del gjithmone dhe nuk humbet asnje rast pa e qire nenen parti qe ta kane shkerdhy ne 7 breza definitivisht, sepse ti duhet te jesh produkti i fundit i ketij sorollopi besoj !
    Ke dale ketu e ke komentuar edhe per lajme vari lesht, si i devot-qire qe je, dhe nuk te ben pershtipje qe nje BAXHELLE (1) e fisit tend eshte kapur me kar-koine ne maqinerine e saj …?????

    p.s. shpegimi i fjales aq te dashur per rilindaset e karoministrit, “BAXHELLE”: Baxhelle quhet kurva e perjashtuar nga Bordello per MORAL TE DOBET !

    Ti o jarge as baxhelle nuk je

  5. Dhe femrat 28 vjecare keta te rilindjes i kane bere bandita e drogmene.

    Bravo mbas 100 vitesh per kete do mbaheni mend, do hyni ne librat e historise si partia dhe qeveria me armiqesore ndaj ketij populli bashke me Kim dhe ate Perversin ambasadorin britanik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *