• |
ide | kryesore

VIDEO/ A po ndan Veliaj ushqime në këmbim të votave?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi shpërndau një video në rrjetet sociale ku duket një turmë njerëzish të grumbulluar në rrugë. Disa persona duket që shkarkojnë ngarkesën nga kamionët, ndërsa mes qytetarëve qëndrojnë në këmbë disa policë, të veshur me uniformën e bashkisë së Tiranës.  Video më poshtë:

Këlliçi thotë se qytetarët janë grumbulluar për të marrë ndihma ushqimore nga Bashkia e Tiranës, por në këmbim të ushqimeve kërkohen kartat e identitetit. “Hajduti vjedh 364 ditë dhe 1 ditë të vetme ndërron zanat dhe bën bamirësin. Fushata ka nisur dhe do të shohim të tjera “pako” në vijim” shkruan Këlliçi.

Nga filmimet është e pamundur të verifikohet shkëmbimi i kartave të identitetit në këmbim të ushqimeve, megjithatë në ditët e fundit të vitit, Erjon Veliaj është shfaqur në disa aktivitete si bamirës me rastin e festave.

Statusi i plotë i Këlliçit

Qytetarët nuk mbeten borxh vetëm në ushqimoret e Tiranës. Tani në këmbim të ndihmave ushqimore, bashkia ta shënon emrin në defter dhe borxhi duhet shlyer më 14 maj, për zgjedhje. Kjo po ndodh në Rr. “Idriz Dollaku” në Njësinë 1.

Stafi i kryebashkiakut Veliaj po i kërkon qytetarëve kartat e identitetit. Vetëm në një akt të tillë ka disa shkelje ligjore, ku po përmend vetëm një, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Hajduti vjedh 364 ditë dhe 1 ditë të vetme ndërron zanat dhe bën bamirësin. Fushata ka nisur dhe do të shohim të tjera “pako” në vijim



12 Comments

    1. Karitasi do jua rrasi
      Po.ju.jep.supe prasi
      Po.si qenka katandisur ky vend
      Me njerëz që vdesin në zyrat e shtetit duke kerku lekët e bukes dhe tek mencat me nji pjate letyre.

  1. Po perse mor njerez negative, mendjen gjithmone tek pislleqet e keni?!

    Po ka edhe njerez si Veliaj qe bamiresine, te miren, pozitivitetin… e kane ne gjak.

  2. Po sa i kendshem eshte bre..Sa i shkon perparsja e kuzhinjerit .. Po ate mjekerr dhe faqe me grope si mi ka qe iu befte mamaja … Po ky do fitojje se sben…
    Si ma ndan ate supen tak , e tak, e tak…
    15 Maj i merr mbrapsht leket e supes, po vazhdo ti… po me te holle supen se edhe kursejme edhe na ruaj keta qe e hane nga kolesteroli…

  3. Pas skandalit te drejtesise me pergjimet e vjedhjes se votave ne Dibrer dhe Durres, Ramen, Veliajn & Co nuk ka kush i ndal ne manipulimin edhe te zgjedhjeve te rradhes me miratin e ShBA, BE, Osce etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *