Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka bërë një bilanc të vitit që po lëmë pas, theksoi se në 2022-in u shkatërrua përfundimisht sistemi i drejtësisë.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha e quajti SPAK-un, SKAP të Partisë Socialiste dhe të lidhur me krimin.
“Viti që lamë pas është një vit i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Drejtësia e bazuar në reformën e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në një institucion më të pabesueshëm se sa çdo institucion të këtij vendi. Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës. I quajtur si SPAK, u transformua në SKAPIN e partisë. Sot nuk ka shqiptarë që beson më ndryshe veçse shef dhe sheh ndryshe SKAPI-n, seksion i partisë së krimit, i infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi”. Kështu u shpreh Berisha nga konferenca me gazetarët tek selia blu.