• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Erisa Fero kalonte postblloqet e policisë me dokumentin e AKSHI-t

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
detaje



Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për arrestimin e 28-vjeçarjes Erisa Fero. Ajo ishte pjesë e një grupi që transportonte kαnabis drejt Maqedonisë së Veriut. Të mërkurën në mbrëmje zyrtarja e AKSHI-t u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë në zonën e Linit pranë Qafë Thanës.

Ajo kishte transportuar nga Shkodra një sasi prej 58 kg kanabis të ndarë në pako. Burime nga hetimet thanë se kjo nuk ishte hera e parë që e reja kryente këtë aktivitet të paligjshëm. Ajo merrte përsipër transportimin e lëndës narkotike.

Për të kaluar postblloqet e policisë që mund të dilnin rrugës ajo përdorte dokumentin e saj të punës. Efektivëve të policisë u prezantohej si punonjëse e shtetit dhe më pas lihej e lirë. Por prej kohësh ajo ishte vënë nën vëzhgimin e hetuesve që po e ndiqnin në detaje aktivitetin e saj. Kjo derisa u ndalua në hyrje të Pogradecit së bashku me një 32-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të dy nga Fushë Kruja.

Sipas raportimit të medieve 28-vjeçarja kishte një post jo pak të rëndësishëm te AKSHI. Ky institucion deklaroi se ajo ishte një specialiste pranë sektorit të e-Albania, por mediat raportojnë se ajo ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT. 28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si e-Albania, TIMS apo edhe në disa databaza si Doganat dhe Tatimet.

Fero u la në burg nga Gjykata e Pogradecit në seancën e zhvilluar paraditen e së premtes. Në qeli do të qëndrojnë edhe 2 bashkëpunëtorët e saj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *