• |
ide | kryesore

Di Maria e Paredes festë në Rosario me Messi, tifozët e Juventus tërbohen: “A të kujtohet kush të paguan?”

-Instant, Sport
Paredes



Pushimet e botërorit kanë përfunduar për të gjithë, përveç Messi, Di Maria dhe Paredes. Ylli i PSG-së organizoi një festë të madhe të premten në Rosario, vendlindja e tij, për të festuar triumfin në Kupën e Botës në Katar. Prezentë në festë kanë qenë edhe dy miqtë e tij të Albiceleste që luajnë për Juventus. Fotot dhe videot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagimin e tifozëve bardhezinj. Ata janë tërbuar nga fakti se Di Maria dhe Paredes nuk janë kthyer ende në Torino, pak ditë nga rinisja e kampionatit të Serie A ndaj Cremonese. Dy lojtarët do të kthehen në Itali vetëm më 2 janar, duke qenë se Allegri u ka dhënë edhe disa ditë relaksi për të përfunduar festimet.

Ka nga ata, si Mbappé, që janë rikthyer tashmë në fushë. Ndonjë është rikthyer vetëm dje, si lojtarët e Milan Theo Hernandez e Giroud, apo juventini Rabiot. Madje edhe argjentinasit Dibu Martinez dhe Julian Alvarez janë kthyer në klubet e tyre. Pastaj janë disa të tjerë, që shijuan disa ditë të tjera pushime. Ashtu si Messi, Di Maria dhe Paredes, të buzëqeshur dhe duke festuar me miqtë dhe familjet në Rosario. Gjithçka e rregullt dhe në marrëveshje me klubet përkatëse, por tifozët e Juventus nuk e morën mirë këtë çështje. Ata vërshuan me komente aspak lajkatare (dhe shpesh ofenduese) në profilin e Fideo. Në fakt, ishte pikërisht Di Maria që postoi foton e festës në Instagram.

Lexo më tej: Video/ Pogba “provokon” tifozët e Juventus, shpërthejnë kritikat: “Ish-futbollist”

REAGIMI I TIFOZËVE BARDHEZI

“A të kujtohet ende se cili ekip të paguan të paktën?”, sulmoi një përdorues. “A do të ishte e përshtatshme të filloje ta djersitje pak këtë rrogë? Shiko të kthehesh se ke luajtur 4 ndeshje në kryq…” i bëri jehonë një tjetër tifoz i zhgënjyer nga performanca e tij me fanellën bardhezi. “Mos u kthe i dëmtuar në Torino”, ishte urimi i një prej ndjekësve të tij, duke pasur parasysh problemet e shumta fizike që pësoi në pjesën e parë të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *