• |
ide | kryesore

KFOR: Jemi duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për të futur forca në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
NATO, KFOR



Barrikadat u hoqën dhe veriu u shtensionua, por kërkesa e Serbisë për të vendosur ushtrinë e saj në Kosovë është ende duke u analizuar. Kështu ka thënë KFOR të martën për Gazeta Express.

“Kërkesa e Serbisë në lidhje me vendosjen e trupave të saj është akoma nën ekzaminim”, – thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Para vitit të ri, Gjykata Themelore e Prishtinës ndryshoi masën e paraburgimit të Dejan Pantiç, në arrest shtëpiak. Kryeministri Albin Kurti akuzoi gjyqtarin dhe prokurorin për vendimin e marrë, por kjo çoi në zhbllokimin e situatës në veri. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u kërkoi serbëve që menjëherë të heqin barrikadat nga rrugët.

Pak javë më parë, Serbia i drejtoi zyrtarisht KFOR-it kërkesën duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Sipas Vuçiç, kjo kërkesë po bëhej për “t’i mbrojtur” serbët e veriut të Kosovës.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha gjatë një vizite në Prishtinë, në mes të dhjetorit, se amerikanët janë kategorikisht kundër kësaj kërkese të Serbisë.

“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, – kishte thënë Escobar.

Ndërsa profesori amerikan, Daniel Serwer, që ndjek zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë tha javën e kaluar për Gazetën Express se nuk pret që KFOR-i t’i kthejë ndonjëherë përgjigje Serbisë. “Dyshoj nëse ndonjëherë do t’i përgjigjen. Është një pyetje që është bërë në formë provokimi, jo për të marrë përgjigje”, tha ai.

/LAPSI.al



12 Comments

          1. Mos i mbaj pordhet brenda nga turpi se po i mbajte shume, ato do te kerkojne te dalin nga diku.

            Dhe mund te fillojne te dalin nga tastjera nga po shkruan. Si po dalin.

            Keshtu qe na bej nje favor. Shko pirdh ne banjo.

  1. Hehehe, dmth nga ajo qe as nuk mund te imagjinohej para 5 vitesh, arritem sot tek shqyrtimi i kerkeses. Ishalla nuk po e bejne Ukraine 2.0 Kosoven keto LGBT qe udheheqin USA dhe Europen keto kohe.

      1. Mu Putini me rrun bolet, por une ty te shkerdhej robt o jugosllav lgbt shqipfoles! Putini po shkerdhen gjithe ato sumtekelakat si puna jote. Une pse ja kam merakun Kosoves po ngrej pyetje se si ka mundesi. Ti felliqesire Ramazani e ballkanit te hapur kuptohet pse jeni bythe e breke me Vucicn e vicat e tjere jugosllave. Yt lavire travestit se na qelbe forumin.

    1. Shume primitive si pergjigje.

      Ca te te them une tani? Qe Po, e mbroj me bythen e mamit tat?!

      Jeni njerez ordinere. Tek Foltorja te vonuarit mendore dhe te alkoolizuarit si ty kane mbetur.

      1. Kjo tregon se ne shqiptaret dhe ata kosoves me sjelljet e tona prej anti patriotesh, bejne qe EULEX ta shqyrtoje kerkesen e serbrve! Po te ishn me aktive shqiptaret kosovaret dhe qeverite e tyre me me atoritet, e pa tradhetarin ne krye, e hajdut…… nuk do shqyrtoheshin fare kete opsione…Nese vazhdon keshtu historia…. Kosova do i kthehet Serbise.eee mire na e bjene Ne skipetaret jemi patriote me fjale, jo me vepra…Te na rroje shqiponja qe bejme me duar neper stadiume, kaq duam ne…..trojet shqiptare le ti marin serbet greket, italianet ….. por shqiponjen dhe prasin nuk na e marin dot, te hidhn perpjete sa te duan,,, apo jo te shtrejtet e mij patriote pa vlere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *