• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës/ Makina përplas motorin, plagosen dy persona mes tyre dhe një 15-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit
maminas


Një aksident rrugor ka ndodhur në Maminas, Durrës. Mësohet se një makinë me drejtues 41-vjeçarin me iniciale A.S ka përplasur një motor. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe një 15-vjeçar. Të dy janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *