• |
ide | kryesore

“Aktualisht kemi më shumë raste gripi sesa Covidi”, flasin mjekët Tomini e Alimehmeti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



jekët Eugena Tomini, njëherësh dhe drejtoresha e ISHP, si dhe mjeku Ilir Alimehmeti kanë folur lidhur e situatën e gripit dhe Covid-19 në vendin tonë.

Ata janë shprehur se nuk ka vend për alarm lidhur me situatën e Covid në Kinë. Ata shtuan se në këto momente predominon gripi sesa Covidi.

Sipas tyre duhen evituar antibiotikët dhe duhen përdorur antipiretikët, lëngje, pushim dhe ushqim i shëndetshëm.

Pjesë nga në rubrikën “Opinion” në News24:

Ilir Alimehmeti: Përsa i përket Kinës dhe ne, jemi në dy situata epidemiologjike krejt ndryshe. Në SHBA, Europë, është vendosur imuniteti kolektiv.

Eugena Tomini: Kjo situatë ishte e pritshme për shkak të masave që Kina zbatoi. Që në krye të herës përdori metodologjinë izolimin masiv të popullatës. Ndërkohë që në pikun e dimrit kur kemi fluks dhe infeksioneve të tjera inflamatore, Kina hapi kufijtë. Duhet të theksohet se nuk ka vend për panik, për fatin e kalimit të sëmundjes në europë dhe rajon, por dhe imunizimin e situatës. Aktualisht qoftë në europë apo Shqipëri, kemi incidencë të ulët të Covid-19. Kemi bashkëqarkullim të BA4, BA5, kundrejt infeksioneve respiratorë, gjë që nuk u vërejt në dy vitet e pandemisë. Nuk duhet ulur vigjilenca ndaj Covid-19.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka një valë goditëse, edhe sepse nënvarianti Omicron, ka një vit e dy muaj që nuk del një variant tjetër. Nuk riskohemi ne nga situata në Kinë. Sa i takon situatës me gripin, është një situatë e ngritur. Ishte krejtësisht e parashikueshme që do vinte një grip i tillë. Tek ne vaksina e gripit vjen relativisht vonë dhe sasitë nuk janë shumë të mëdha, ky është problem. Ndërohë nuk duhet në mënyrë absolute të përdoret antibiotik.

Tomini: në Shqipëri kanë ardhur vaksina të gripit, 270 mijë doza janë shpërndarë në mnënyrë të shpejtë. Aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit AH1 dhe AH3. Kemi predominim të rasteve me grip kundrejt Covid. Kemi prekje të të gjtiha moshave. Ka një mbrojtje të mirë tek grupet e riskut që kanë aplikuar vaksinën e gripit. Simptomat e gripit janë rrufë, kollë, temperaturë për disa ditë. Kërkojnë asistencë të mjekut sepse qytetarët nuk mund të vetëshërohen.

Alimehmeti: Ky grip kalohet si gjithë gripet e tjera, nuk ka nevojë për antibiotik, por të ngrohta, çajra, paracetamol, ibuprofen, pushim dhe ushiqm, padyshim sa më shumë lëngje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *