• |
ide | kryesore

Këlliçi pas përjashtimit nga Alibeaj: Keqardhje ku ka përfunduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlliçi



Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës thotë se ndjen keqardhje për vendimin e marrë nga Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e tij nga grupi bashkë me 3 deputetë të tjerë të PD-së.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Këlliçi e cilëson vendimin meskinitet. Ai shton se ky vendim është marrë në kulmin e debatit pas denoncimit që Partia Demokratike bëri ndaj Erion Veliajt për tenderin në rrugën “Xhon Belushi”.

“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën” – tha Këlliçi.

Në të njëjtin emision foli edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu që akuzoi Alibeajn se është mburojë e kryeministrit Rama. Ai e cilësoi kreun e grupit parlamentar të PD-së si “të blerë”.

“Nuk është se Alibeaj bie ndesh me interesin e PD-së, por bën veprime të tilla thjesht për t’u kthyer në një mburojë të Ramës, i nxitur nga Rama dhe pikërisht në këto momente kur skandalet flasin njëra pas tjetrës ndaj qeverisë, për të hequr vëmendjen dhe për të krijuar një tymnajë mbas të cilës të fshihet kjo qeverisje me skandalet e saj,” – u shpreh Shehu.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë. Në njoftimin e Alibeajt thuhet se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021 ndaj ata nuk do të jenë më pjesë e grupit. ©LAPSI.al



7 Comments

      1. Pervec qirjes, besoj se e kuptove qe po thoshja se nuk e ka ftyren per kete pune.

        Edhe ne Finlande apo Norvegji te ishte, si politikan duhet te kishte nje cik karizem se ndryshe do ishin zhdukur politikanet fare si rrace. S’do kishim nevoje per politikane, por thjesht per teknike, shkencetare, specialiste te fushave specifike. Apo edhe thjesht per algoritme.

        Por mqs. njeriu eshte ende nje kafshe sociale, ka ende nevoje per nje lider, per nje kalores, per nje princ, per nje mbret…

        Dhe ky dmth. s’ben per kete pune. Kapish?!

        Keshtu qe ti vazhdo fokusohu tek seksi. Mos u merr me politike se s’mbushke shume.

  1. Me thoni dot a lan gje pathene keta te foltores dhe tani u arrdhka keq !!!! me mise djepi bosh se shejtani brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *