• |
ide | kryesore

Rama shtron darkë për drejtorët e policisë, iu jep udhëzimet për zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mbrëmje për një darkë drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Lapsi.al mëson se darka po mbahet te vila qeveritare Nr.30 në zonën e ish Bllokut në Tiranë. I pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Bëhet fjalë për një darkë informale, ku Kryeministri me siguri do të japë porositë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Dihet që nën pushtetin e Edi Ramës, Policia e Shtetit në çdo zgjedhje është bërë palë me pushtetin. Kujtoni cfarë ndodhi në Elbasan, kur Ardi Veliu mohoi me zë dhe figurë ekzistencën e listave të zgjedhësve dhe paratë në makinën e të ndjerit Pjerin Xhuvani. Në zgjedhjet e vitit 2017 Rama arriti kulmin duke iu kërkuar policëve të dilnin në fushatë e të mblidhin vota për Partinë Socialiste.

Nuk ka asnjë dyshim që Policia e Shtetit ka qenë dhe është palë me Rilindjen na cdo masakër zgjedhore. Kjo ka për të ndodhur edhe kësaj radhe. S’ka sesi Edi Rama të reflektojë pas 10 vitesh në pushtet për të hequr dorë nga përdorimi politik që i bën Policisë së Shtetit. Ndërkohë të premten kryeministri ka lënë gjithashtu një takim tjetër në Pallatin e Kongreseve me drejtorët e përgjithshëm. Fokusi është po i njëjtë; Patronazhistët, aktivistët… masakra zgjedhore. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. “””Bëhet fjalë për një darkë informale, ku Kryeministri me siguri do të japë porositë për zgjedhjet lokale të 14 majit.”””

    Ua ua ua…

    Dhe jemi tek media e Bushatit dhe Shkullakut, 2 nga gazetaret tane me te mocem. Thuhet se Shkullakut i punon ende.

    Ok, dakord qe po jua ha shpirtin Zhelozia per Ramen qe nga nje palle kari artist u be Kryebashkiak e Kryeminister… por prape… nje minimum etike… nje minimum respekti per lexuesit a nuk duhet te kishte?!

    Imagjinoni cfare behet me poshte.

      1. I ka fut n’xhep qe kur ishte ne Bashki.

        Por i vjen keq gjithsesi.

        Se i konsideron si vellezerit e tij me aftesi ndryshe.

  2. Jo mo cne, jane mbledhur informalisht se ishte sebep nje dasem. Skam pare e degjuar ndonjehere ndonje lajm qe KM i nje vendi mbledh gjithe drejtorat e policie per darka informale. Edhe ne Brazil, presidenti i ri Llulla:), nuk ka shtruar darke informale per shefaat e policise, qe po themi shtypen me sukses nje proteste kunder vjedhjes se zgjedhjeve dhe qe Llulla ne shenje falenderimi mund tju jepte nje darke:).

    Ah po, mbase i ka mbledhur gjithe drejtorat e policise qe ta mare vesh dhe ndonje qe se di akoma se Ramzani eshte dashnori i grus se shefit te tyre:))) ,ministrit te Brendshem, Cuç Mjekerpussy:).

    1. kan pas nje qok tek rama

      poi vjen fundi kermes, i eshte leshu ekipi , nuke rru njeri , i thon te gjith po shef pa merak. policat kan hall me bo lek me noi trafk droge a u plas aar per ramen. leke kan bo tani , jan borgjezu, sdo rrin te bledhin vota per ramen se kan hall ke do qin kudo e han dreken ku do lujn bixhoz. puna eshte qe kuhdo qe vjen aty te njejten gje do beje

      u khy rma atek rrumbullaku se e d qe ai ka akoma i fije profesionliem, llepiu ate qe peshtyte mero gelbaza, po e mban policine me ekipin e kulicit. i ka mbet me thirr kulicin ne pune. pogrupi ciftelia se tradhto bacen , e dine ata qe sala po ta beri bene te zhduk , rames po i marrin ca lek edhe po i thon po shef , po i japin i cik kontroll mbi policine se i eshte zgjidh ushkuri fare me policat e sajmir tahirit qe te vrasin rrugeve

  3. O Shkullak je bere paranojak e palikari.
    Hap Statistikat e policise para nje viti dhe ato te tanishmet. Pastaj flit per darka informale

    1. statistikat? ah po prit sa ti rregulloje pak fuga 😀

      Keta vodhen dhe zgjdhjet e 2019 kur garonin tek pulle, ti thua statistikat!

      shih statistikat e gardia di financa dhe shih sa eshte kursi i euros sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *