• |
ide | kryesore

Meta zbulon “përplasjen” me Bardh Spahinë në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
meta


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar një pakënaqësi me kryebashiakun e Shkodrës Bardh Spahia pas zgjedhjeve të 6 marsit 2022. Meta tha se Partia e Lirisë e ka përkrahur Spahinë edhe pse ai sipas tij pretendon se fitorja ka qenë meritë personale.

“Në atë kohë nuk ka pasur Parti të Lirisë. Unë kam qenë President. Megjithatë në rastin konkret është ideja që ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë. Ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur. Ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrës, në drejtim të respektimit të kontributeve, por kjo nuk ka lidhje me atë që vjen në 14 maj”, – tha Meta në një intervistë në Report TvMeta tha se në zgjedhjet e 14 majit socialistët kanë “zero shanse” që të marrin Shkodrën, apo ndonjë nga bashkitë e këtij qarku.

“Zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë komentoi edhe largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste. Sipas Metës ky kapërcim nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës ndërsa e cilëson të pamoralshëm mënyrën si Çela iku pa e njoftuar. Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.

“E pamoralshme është që iku pa njoftuar. Pa thënë mirupafshim. Unë kështu e mendoj. I pëlqen më shumë ta hedhë vallen atje. Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka 4 deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ça ka humbur opozita këtu?

Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na iku deputeti dhe i dyti pas deputetit mori dyfishin për LSI pastaj. Është hapur rruga për 2 mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim. Ai nuk e ndryshon fatin e Shkodrës. Mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake. Bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, – tha Meta. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Megjithese se Agron Cela asht nji injorant,i paformuar,as roje hoteli nuk ban,jo ma per deputed.Ai pothuajse asnjihere ne Kuvend nuk e ka marre fjalen,politikan me shkelma.
    Per cdo zgjedhje ka pagu nga nji 50-tshe, me e votu’ ate…..(LSI-ne).
    Pra megjithate ty po t’a ban mire,or qenef.
    Nga ti e kena “peshqesh” Edvin shkerdhaten tash 10 vjet.
    Kokekoqe Skrapari,legen..
    E me qe permenda hotelin,Europa hotel ne Parruce asht investimi i ju te dyve.Apo t’a hoqi perqindjen dhe s’ke ma burim fondesh ne Shkoder dhe 50-tshet shkojne per Gon Culon e PS-se.

  2. Sa qesharake nga lsi, dmth levizja socialiste per integrim dhe qe kishte qellim integrimin e Shqiperis,
    Te partia e liris dmth sovranisto fashiste qe ka qellim mbylljen e vendit. Ca ben halli dhe babzia. Si ka ngel partia e ketij, ngeli kaposhi nje thel

  3. Mendoj se Berisha ja ka premtuar ose shitur Pd Metes, keshtu qe ai sipas marveshjes po meret me antaresine e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *