• |
ide | kryesore

Covid-19/ 11 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit
ISHP: S’kemi variant të ri të COVID, rritje e lehtë e infektimeve



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat mbi situatën e pandemisë në vend. Mësohet se nga 409 testime kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Ata janë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.

Ndërkohë janë 202 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Janar 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409

Testime totale 2,025,050
Raste pozitive 333,064
Raste të shëruara 329,266
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *