• |
ide | kryesore

Vde*ja e Vialli, trondit opinionin Dino Baggio: “Të hetojnë substancat që merrnim, kam frikë se më ndodh edhe mua”

-Instant, F1, Sport
baggio


Deklarata tronditëse të Dino Baggio pas ndarjes nga jeta të Gianluca Vialli. “Ai u largua shumë shpejt nga jeta jonë – deklaroi në një intervistë për Tv7 ish-mesfushori i Torinos, Interit, Juves, Parmës, Lazios dhe kombëtares. Duhet të hetojnë substancat që kemi marrë në atë periudhë”. “Dopingu ka qenë gjithmonë prezent – shtoi ai -. Ne duhet të kuptojmë nëse disa suplemente kanë bërë ndonjë dëm me kalimin e kohës. Kam frikë gjithashtu se po u ndodh shumë lojtarëve”. “Kam kujtime të mrekullueshme nga Gianluca. Ai ishte një njeri që bënte grup dhe donte të ndihmonte lojtarët e rinj të rriteshin – vazhdoi Dino Baggio -. Unë isha në ekipin e tij kur isha 21 vjeç dhe ai gjithmonë thoshte një fjalë të mirë për ne”.

Deklarata shumë të rënda, që fusin dyshime për disa praktika mjeko-sportive të përdorura në futboll rreth viteve ’90. “Nuk e di nëse është për shkak të kësaj, por gjithmonë ka pasur doping – përsëriti Dino Baggio -. Nuk kanë marrë kurrë gjëra të çuditshme, sepse ka një përqindje që duhet ta mbash. Por me kalimin e kohës duhet të shohim nëse suplemente të caktuara bëjnë mirë apo jo, nëse substancat arrin t’i flakësh jashtë apo qëndrojnë brenda”.

Fjalë që zbulojnë disi frikën e shumë futbollistëve të asaj epoke, duke nxitur hutime të shumta që qarkullojnë prej disa kohësh. Në fakt aludohet për lidhjen mes disa sëmundjeve dhe përdorimit të zakonshëm të disa substancave në një mjedis konkurrues. Një lidhje që deri tani ka gjetur një konfirmim objektiv, por që deklaratat e Dino Baggio e nxjerrin në sipërfaqe në mënyrë shumë të fortë. Sidomos pas vdekjes së Mihajlovic dhe Viallit që tronditi mbarë botën e futbollit. Italian dhe jo vetëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *