• |
ide | kryesore

Kosova vendosi mos lejimin e qarkullimit të makinave me targa ilegale serbe, reagon BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës, Kosovë, Kosova


Bashkimi Europian ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e veturave me targat ilegale serbe, të cilat janë regjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e tutje.

BE i ka bërë thirrje palëve që të respektojnë pa kushte marrëveshjet e arritura në nëntor.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin të marrëdhënieve të tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për mediat e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kjo marrëveshje nënkupton që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM.

I pyetur se cili është qëndrimi i BE-së në këtë situatë dhe çfarë rekomandon Unioni për zgjidhjen e situatës, Stano theksoi se çdo pyetje për interpretimin e asaj që u ra dakord më 23 nëntor duhet të diskutohet në kuadër të dialogut dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë situatën e brishtë.

Ai shtoi se fokusi tani duhet të jetë në diskutimet e vazhdueshme për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve.

“Suksesi i këtyre diskutimeve është thelbësor për rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë dhe paqen dhe stabilitetin në rajon – dhe të dyja palët duhet t’i trajtojnë ato si prioritet”, tha ai.


2 Comments

  1. BE po sperdridhet
    Nuk e di ça po presim nga keta (Be)
    A nuk qenë keta që na copetuan?
    Europianët e BE janë një rrace mbreterit i kanë pasë kushërinj miqesirat krushqira bashkë.

    Duhet të ishim fut mbas bullgarisë rumanisë
    Po na shtynë dhe 25 vjet as kemi për të hy.
    Do thoni ju ç’hyjne mbretëritë hyjnë,hyjne.
    E shof në qëndrimin dashakeq të tyre
    A do bënte politika jonë siç po bën po ta kish
    BE seriozisht?

  2. Kur serbet bejne shkelje apo nuk zbatojne marreveshjet e nenshkruara, BE perdor gjuhen e drunjte dhe u drejtohet “paleve te permbahen dhe zbatojne marreveshjet”.

    E verteta eshte qe Beogradi nuk zbaton marreveshjet qe nenshkruan me Kosoven dhe BE nuk guxon t’i drejtohet nominalisht, ndaj e perfshin Kosoven.

    Sa e padrejte, aq edhe e turpshme nje sjellje e tille pas 10 vite lufterash te Milloshevicit ne ish Jugosllavi, te cilat morren formen e gjenocidit ne Bosnje e Kosove, vetem fale qendrimeve te dyzuara te Perendimit, i cili mbyll syte perballe se vertetes per interesa te dites…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *