• |
ide | kryesore

Juventus mund ta pësojë edhe më keq: manovra e pagave mund të agravojë situatën

-Instant, Sport
Juventus



Jemi vetëm në fillim. Në fakt, ky është mendimi më shqetësues në shtëpinë e Juventus. 15 pikët e dënimit të marra për çështjen e fitimeve kapitale konsiderohen vetëm rrëshqitja e parë në një rrugë që do të jetë e gjatë dhe padyshim e rrezikshme. Në fakt, janë 5 takime për t’u shënuar me të kuqe në agjendë. Ankimimi në Kolegjin e Garancisë ndaj -15 të shkaktuar nga Gjykata Federale e Apelit. Pastaj seanca e Gup të Torinos për hetimin “Prisma” e gjyqi i mundshëm për “fitimet e paqarta kapitale” me të ashtuquajturat “simotrat”. E në fund vendimi i UEFA-s dhe cështja problematike “manovrës së pagave”.

Është pikërisht kjo pikë e fundit që e bën Juventusin të dridhet. Kjo do të sillte një tjetër penalitet në renditje (në këtë kampionat apo në tjetrin, sipas kohëve të drejtësisë). Por, mbi të gjitha, sepse sanksioni financiar, “nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord apo paguar në mënyrë të paligjshme”, mund të gjunjëzojë ekonomikisht klubin torinez.

MANOVRA E PAGAVE

Në fakt, Prokuroria Federale ka dy dosje të tjera të hapura që i përkasin hetimit Prisma. Pesëmbëdhjetë dosje, mijëra faqe përgjime dhe marrje në pyetje, që mund të çojnë në sanksione të reja. “Manovra e pagave” lidhet me operacionet me lojtarët, të bërë nga Juventus. Në sezonin 2019/20 dhe më pas 2020/21, ata shtynë një pjesë të pagesave, duke i bërë lojtarët fillimisht të nënshkruajnë heqjen dorë dhe, pastaj marrëveshje për t’i shlyer. Jo të gjitha paratë, por të paktën një pjesë e madhe, që vetëm për pjesën e parë. Flitet për rreth nëntëdhjetë milionë, nga të cilat vetëm 61 milionë vetëm të shtyra. E dyta, e diskutuar mbi baza personale, mblodhi vetëm 17 aderime. Çështja, megjithatë, nuk janë marrëveshjet mes klubit dhe lojtarëve të tij, sa mos njoftimi i Federatës.

Lexo më tej:Renditja e re, me Juventus të dënuar: Gjykata e Apelit zbret bardhezinjtë në 22 pikë, zona Champions tani -12

Marrëveshjet e shkruara në dokumenta jo-federale dhe të padeponuara, në fakt, nëse njihen si të tilla, shkelin nenin 31 të Kodit të Drejtësisë Sportive. E mund të çojnë në ndëshkime dhe gjoba të rënda për klubin. Ja çfarë thotë neni në fjalë: “Shoqëria që lidh marrëveshje me anëtarët e saj ose u paguan atyre dëmshpërblime, në kundërshtim me dispozitat federale në fuqi, dënohet me gjobë. Sanksioni është nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord në mënyrë të paligjshme ose me pagesë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *