• |
ide | kryesore

Alves jep tre versione e ndërron avokat, por videot e gozhdojnë. Rrëfimi i vajzës: “Rezistova, por ishte më i fortë”

-Instant, F1, Sport
Alves



Dani Alves po e kupton se rasti i tij është padyshim më i rëndë nga sa mendonte. Futbollisti brazilian ndodhet në burg (pa mundësi lirimi me kusht) që nga e premtja. 39 vjecari akuzohet për agresion sek*ual dhe rrezikon deri në 12 vjet burgim. Fillimisht Dani Alves e mori çështjen lehtë dhe qëndrimi i tij sfidues i acaroi shumë hetuesit. Tani mbrojtësi ka ndryshuar mënyrë dhe ka kërkuar t’i nënshtrohet një marrjeje të re në pyetje.

NDRYSHIMI I MBROJTJES LIGJORE?

Sipas asaj që u shpreh Ney Alves, vëllai i Dani, në programin televiziv Fiesta, familja kërkon të ndryshojë avokatë. Ata janë të pakënaqur me punën e Miraida Puente Wilson. E megjithatë, ishte akoma ajo që i kërkoi gjykatësit një takim të ri me klientin e saj.

TRE VERSIONE

Dani Alves dëshiron të sqarojë ngjarjen në diskotekën Sutton në Barcelonë. Problemi është se braziliani ka dhënë tashmë tre versione të asaj që ndodhi, në agimin e natës së 30 dhjetorit. Madje fillimisht braziliani tha se nuk e njihte vajzën 23-vjeçare që e denoncoi. Pastaj ai pranoi se e kishte takuar, por se nuk kishte bërë asgjë me të. Në fund ai pranoi se mes tyre kishte patur një marrëdhënie seksuale, por duke me dakordësinë e vajzës. Tani Alves ndjen nevojën për të korrigjuar historinë e tij përsëri.

Lexo më tej: Dani Alves rrezikon 12 vjet burg, 23 vjeçarja refuzon dëmshpërblimin: version i vajzës është tronditës

VIDEO

Ajo që e përkeqësoi situatën e futbollistit para hetuesve ishte zgjedhja për të regjistruar një video para se të futej në burg. Materialin Dani ia besoi programit televiziv ‘Y ahora Sonsoles’ të Antena 3. Në incizim braziliani thotë disa gjëra që nuk përkojnë me atë që del nga analiza e videove të kamerave me qark të mbyllur të diskos. E dy faktet, ideja e realizimit të një videoje dhe përmbajtja e saj, irritoi thellësisht hetuesit. “Më vjen shumë keq, por nuk e di se kush është e reja. Nuk ia di emrin, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetë. Mjaft, ata po lëndojnë të dashurit e mi, të cilët e dinë se kush jam unë”, thotë Alves në regjistrim.

REGJISTRIMET

Sipas versionit të brazilianit, atë mbrëmje ai hapi derën e banjës dhe gjeti vajzën brenda. Por ka video të tjera që mohojnë atë që tha Alves. Janë ata të kamerave të sigurisë së diskos. E në fakt, pasi i ka parë ata para gjykatësit, lojtari ka ndryshuar versionin e tij. 39 vjecari kaloi nga mos njohja e akuzueses në versionin e pranimit të seksit konsensual.

SHUMË I FORTË

Gjë që vajza e mohon. Ajo ka hequr dorë nga kompensimi ekonomik që mund të shoqërojë këtë lloj denoncimi. Fjalët e saj të regjistruara në procesverbal janë publikuar nga La Vanguardia, gazeta politike katalanase. “Unë u përpoqa të rezistoja, por ai ishte shumë më i fortë se unë. I kërkova të ndalonte dhe të më linte të dilja. Kur mbaroi më tha se ai do dilte nga klubi para meje”.

RRËFIMI

Vajza, ndryshe nga Alves, ofroi gjithmonë të njëjtin version të asaj që ndodhi. Fjalët e saj përkojnë me atë që del nga analiza e videove lokale. Siç raportohet nga La Vanguardia, denoncuesja tha se Alves e mori atë në një banjë dhe e përdhunoi atje, pavarësisht se ajo u përpoq të rezistonte. Më pas ai e urdhëroi të qëndronte aty, gjë që ajo e tmerruar e bëri për disa minuta. Më pas ajo doli dhe e përlotur dhe u tha miqve të saj gjithçka. Duke u larguar nga klubi, ajo përshëndeti rojet, të cilët duke e parë në vështirësi e pyetën se çfarë kishte ndodhur. Përballë fjalëve të gruas u ndez protokolli për dhunë seksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *