• |
ide | kryesore

Si u ‘gjobit’ me 150 mijë euro biznesmeni Pëllumb Salillari nga ‘Edi’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes në aplikacionin signal në telefonin e biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese salillari SHPK mbërriti një mesazh nga një kontakt me emrin ‘Edi’.

Sikurse rezulton nga dosja hetimore, Salillari i është pergjigjur pas disa minutash me fjalët ‘mire shef si jeni?’, duke treguar se e ka njohur dërguesin e atij mesazhi. Nga ana tjetër i shkruajnë ‘doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër’.

Sipas dosjes hetimore që e ka bërë publike News 24, në këtë moment këtu Pëllumb Salillari kupton se ishte ndonjë lojë dhe po e mashtronin. Për këtë arsye, vendosi të njoftonte policinë dhe të rrëfente gjithçka po i ndodhte. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin biznesmenit të njohur, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin ‘Edi’.

Në fakt bëhej fjalë për një numër anglez që personat e përdornin për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Policia i kërkoi Sallillarit të vijonte bisedën dhe të linte takim me personat që i shkruanin.

Salillari i shkruan më tej tekstshkruesit: Më thuaj të lutem pa problem.

Personi i shkruan: Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi.

Për të bërë të mundur arrestimin e mashtruesve Salillari udhëzohet të lërë takim me ta. Me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.

Në momentin e takimit, sikurse ishte lënë mes palëve, mbërrin një person në banesën e Salillarit dhe merr lekët. Në momentin kur të dyshuarit po largoheshin policia ndërhyri dhe bëri arrestimin.

Më pas gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën shuma të konsiderueshme parash mbi 120 000 euro të dyshuarit nuk i justifikojnë dot dhe ka dyshime se këtë aktivitet kriminal e kanë kryer edhe ne raste të tjera.



2 Comments

  1. Salillari u gjobit 4 here me formulen “Edi”, sepse kjo duket te jete praktike komunikimi mes Rames dhe biznesit prane qeverise qe marrin tendera…
    Por heren e 4 kuptoi lojen e gjobaxhinjve dhe denoncoi…

    Nje histori e denje per anekdode shkodrane, nga fillimi e deri ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *