• |
ide | kryesore

“Lider, ndriçues, shembull stili”: Juventus kujton Gianni Agnelli, historia e të cilit u bë legjendë

-Instant, F1, Sport
Gianni



Në ditën kur përmbushen njëzet vjet nga ndarja nga jeta e Gianni Angelli, Juventus kujtoi presidentin e saj të madh. Pikërisht në 24 janar 2003 avokati pushoi së jetuari, duke lënë një boshllëk të pamatë në klubin e tij të zemrës. Bardhezinjtë kanë dashur të kujtojnë pikërisht njeriun e madh që ai ishte, në këtë përvjetor. E bënë me një mesazh në të cilin theksohen tiparet karakteristike të avokatit legjendar. Një mënyrë origjinale e të kujtuarit, duke përmendur disa nga frazat e tij të famshme, që bënë historinë e klubit të Juventusit dhe jo vetëm.

KUJTIMI I JUVES

“Kanë kaluar 20 vjet dhe duket sikur ishte dje.
Më 24 janar 2003 Gianni Agnelli u largua nga ne dhe historia e tij u bë menjëherë legjendë.
Legjenda e një prej sipërmarrësve më të mëdhenj që ka njohur Italia. Epopeja e një prej personaliteteve më poliedrik, magjepsës dhe përfaqësues i një kombi të tërë.
Për ne, megjithatë, avokati ishte – dhe do të jetë gjithmonë – diçka më shumë, në vepra dhe në mënyra.
Gianni Agnelli ishte një President i madh, një udhërrëfyes, një far, një shembull stili, një ide e dashurisë së përtërirë për Juventusin e tij. Agnelli i pëlqente surprizat: në telefon, me lojtarë dhe trajnerë, në fushë, kur pothuajse gjithmonë shfaqej pa paralajmërim. Madje edhe fjalitë e tij, komentet e tij, gjithmonë inteligjente, të mprehta dhe të freskëta, ishin gjithmonë diçka e re. Diçka për të buzëqeshur dhe shumë shpesh për të reflektuar.
Kanë kaluar 20 vite, por na mungon çdo ditë avokati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *