• |
ide | kryesore

“Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, lihet në burg Fredi Krasniqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 46-vjeçarin Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak. I paraqitur në Gjykatën e Durrësit, Krasniqi është lënë në arrest me burg. Gjatë seancës, Krasniqi ka thënë se armët i ka që prej vitit 1997. Po ashtu ai tha se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale. Krasniqi pretendon se këtë aktivitet e ka nisur për të përfituar disa para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi. Ai ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë.

2 ditë më parë në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis. Po ashtu aty u gjet një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë janë gjetur 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *