• |
ide | kryesore

Konflikt mes të rinjsh në Fier, forca të shumta policie në vendngjarje

-Instant, Lajme, Të fundit
kamera, Policia



Forca të shumta policie janë parë pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një konflikt banal mes dy grupesh ka terrorizuar banorët. Kjo ka sjellë në vendngjarje blutë e qytetit.

Aty janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kapuç, një kaçavidë dhe një çekiç. Policia i ka sekuestruar këto mjete në cilësinë e provës materiale dhe ka shoqëruar në komisariat një person që dyshohet të ketë dijeni mbi ngjarjen e ndodhur. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *