• |
ide | kryesore

Humbi dy herë penalltinë e dëmtohet: testet dëshpërojnë PSG, Kylian Mbappe nuk do të jetë ndaj Bayern

-Instant, Sport, Video
Kylian Mbappe



Mbrëmja e djeshme ishte vërtet për t’u harruar për Kylian Mbappe. PSG fitoi 3-1 në fushën e Montpellier, duke larguar Marseille -5, por humbi yllin e skuadrës së Galtier. Sulmuesi humbi dy herë një penallti (u pritën nga Benjamin Lecomte), para se të dëmtohej. Ndeshja e francezit zgjati vetëm 20 minuta për shkak të dëmtimit në kofshën e majtë. Në fillim nuk dukej diçka veçanërisht serioze, por siç komunikohet nga kontrollet mjekësore të klubit francez, ai do të qëndrojë larg fushave për të paktën 3 javë. Kështu, Mbappe do të humbasë ndeshjen e parë të Champions League, në 1/8 kundër Bayern Munich (14 shkurt).

Lexo më tej: Video/ Mbappé përsërit gjestin e shëmtuar të Dibu në Botëror: i drejtohet disa lojtarëve të PSG, plasin polemikat

Nëse prognoza e tre javëve konfirmohet, Kylian Mbappe duhet të jetë i disponueshëm për rikthimin e Allianz më 8 mars. Një goditje e rëndë për Galtier, që duhet të bëjë pa lojtarin e rëndësishëm në ndeshjen më delikate. PSG gjen kështu një pengesë shtesë në rrugën e tyre drejt trofeut të ëndërruar. Por ndërkohë ai duhet të humbasë edhe ndeshjet e Ligue 1 kundër Toulouse, Monaco dhe Lille. Përveç tyre edhe raundin e 1/8 të finales së Kupës së Francës kundër OM.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *