• |
ide | kryesore

U braktis nga klubi dhe sponsori teknik: rrëzohen të gjitha akuzat për për.dhunim e agresion kundër Greenwood

-Instant, Sport
greenwood



Ishte fundi i janarit 2022 kur sulmuesi i Manchester United Mason Greenwood u arrestua. Ai akuzohej për tentativë për.dhunimi, agresion dhe sjellje intimiduese ndaj Harriet Robson, ish-të dashurës së tij. 21-vjeçari u pezullua menjëherë nga klubi i tij Manchester United. Sulmuesi u lirua vetëm me kusht, në pritje të gjyqit. Pak më shumë se një vit pas arrestimit, policia britanike konfirmoi se të gjitha akuzat janë rrëzuar.

“Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të kësaj çështjeje, është me vend që të ndajmë lajmin se 21-vjeçari, i cili u arrestua dhe u akuzua në lidhje me një hetim të hapur në janar 2022, nuk përballet më me ndjekje penale ndaj tij”. Kjo është një pjesë e deklaratës nga Shefja e Policisë së Greater Manchester, Michaela Kerr. Deklaratë që vërteton pa mëdyshje se Greenwood është liruar nga të gjitha akuzat kundër tij. Gjyqi ndaj sulmuesit duhet të niste nëntorin e ardhshëm.

Lexo më tej: FOTO/ “Më rrihte e më gjakoste”: ish-e fejuara e Greenwood publikon provat kundër lojtarit të United

Pas arrestimit të tij, Greenwood ishte pezulluar pafundësisht nga Manchester United. E në të njëjtën kohë ai u braktis edhe nga Nike, sponsori i tij teknik. Në tetor ai u kthye përsëri në burg për shkelje të kushteve të lirimit të tij me kusht. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë ai ishte deklaruar gjithmonë i pafajshëm. Greenwood kishte hedhur poshtë cdo akuzë nga ish-e dashura e tij. Tani, megjithatë, mbetet për të kuptuar se cila do të jetë sjellja e United. A do ta rikthejnë menjëherë sulmuesin, apo do të marrin një vendim tjetër? Asnjë nga Djajtë e Kuq ende nuk është shprehur për këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *