• |
ide | kryesore

Maratona e Ramës në TV/ E vërteta ime për aferën “McGonigal”

-Instant, Arkiva, Kryesore
Rama


Kryeministri Edi Rama e shmangu përballjen në parlament për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal duke ia deleguar këtë Elisa Spiropalit. Për të dhënë sqarime ai bëri diçka të pandodhur më parë duke u shfaqur brenda një nate në 3 ekrane televizive, në 3 emisione të ndryshme në lidhje skype nga zyra e tij. Lapsi.al raportoi më herët se zyra e tij e shtypit kishte kërkuar që Rama të dilte edhe në ndonjë TV tjetër, por mesa duket ishte kujtuar vonë.

Lapsi.al këqyri me vëmendje intervistat e kreut të qeverisë për Grida Dumën në Top Channel, Erla Mëhillin në Euronews Albania dhe në fund për Ylli Rakipin në MCN TV. Nuk pranoi pyetje nga të ftuarit në studio përveç atyre që ndosheshin tek Rakipi. Strategjia që kishte vendosur të ndiqte kreu i qeverisë për korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së ishte e qartë: “Moho gjithçka”. Fillimisht Rama u përpoq të sqaronte se përse nuk kishte shkuar në parlament duke fajësuar për këtë opozitën e përçarë.

“Unë nuk u shfaqa në parkun zoologjik në të cilin u kthye Kuvendi i Shqipërisë nga krijesat që përfaqësojnë opozitat, por sot ishin krijesa zoologjike” – tha ai në MCN.

“Sot refuzova dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme, jo për çështje konkrete por në tërësi të jem në sallë të kuvendit apo të përfshihem me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm dhe që më ka tërhequr edhe mua në atë nivel, por ja vlen me qetësi dhe faleminderit për mundësinë të shpjegoj gjëra që mund ti shpjegoj” – i tha Rama Grida Dumës.

Më pas Rama ndoqi linjën se takimin me McGonigal e kishte kërkuar zyrtari i lartë amerikan dhe se me të nuk kishte folur për çështjet e brendshme.

“Atë e kam takuar me kërkesë të tij, e kam pritur në zyrë kemi pasur bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm, më ka treguar se puna e tij ka në fokus influencën ruse, kemi folur për rajonin dhe influencën ruse dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu ose pranisë time Në SHBA dhe më ka ftuar në zyrat e FBI-së në New York. Nuk shof asgjë të jashtëzakonshme përveç një marrëdhënie normale” – tha Rama.

Rama e mohoi edhe nëse ka ndikuar tek zyrtari i FBI për hapjen e hetimeve të lobimit rus në Partinë Demokratike.

“Dua t’iu them këtë me plot gojën unë skandalin e parave ruse të PD-së e kam marrë vesh kur ka dal nga BIRN-i. Nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, ndonjë dokument që të lidhej me këtë çështje, po të kisha pasur do t’ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së” – tha Rama në studion e Erla Mëhillit.

Edhe pse në aktpadinë e drejtësisë amerikane thuhet se McGonigal ka marrë të dhëna nga qeveria shqiptare, Rama sërish e mohoi.

“Ne, në këtë godinë nuk kemi pasur asnjë lloj dokumenti që të mos ishte në media. Unë, skandalin e parave ruse të PD, e kam marrë vesh nga BIRN për herë të parë. Nëse do të kisha ndonjë info tjetër me vlerë për atë skandal do t’ja kisha dhënë pa asnjë hezitim, atij apo FBI-së në tërësi, apo nëse do të më thoshte nuk merrem unë, do ti thosha kush merret.

Ai është skandal, jo i krijuar nga unë apo zyra ime, por skandal i krijuar nga vetë autorët e skandalit që dihen, kryetari në hije dhe kryetari në dritë. Nuk kemi patur asgjë tjetër. Po ta kishim do ta nxirrnim edhe në publik” – i tha kreu i qeverisë gazetarit Ylli Rakipi.

Rama nuk u doli vetëm në “Opinion” në Tv Klan edhe pse aty ndodhej Sali Berisha që e sfidoi publikisht.

“Hajde 5 minuta të të tregoj sa të vlen lëkura” – ishte “hedhja e dorashkës” nga kreu i PD-së, por që Rama e ka shmangur edhe këtë herë. ©LAPSI.al


31 Comments

      1. Edi, ti mund të bësh kakërdhi tek Grida Duma, por në Kongresin Amerikan nuk të shkojnë kakërdhitë. Do të japësh llogari dhe do të paguash një çmim të lartë, se iu ke çarë trapin amerikanëve.

        Lëre çfarë thotë Kim, ti do pirdhesh nga posti dhe do përfundosh në ndonjë burg amerikan. Mos o zot, të jetë Guantanamo! I ke ngacmuar rëndë. Iu ke dhjerë sigurinë kombëtare. Sidoqoftë, pyete Kimin, pasi ajo i di më mirë gjërat se ku do e kalosh pleqërinë, në burg apo duke u puthur me Koçon në Qeparo.

        Punë dreqi, Edi! Gjithmonë ke qënë i nxituar. Kokrra e idiotit, siç thoshtë një miku yt, kur ti dhisje ndeshjet e basketbollit, pasi nuk kontrolloje nervat.”/ar.sh/SYRI.NET

        Kongresi Amerikan letër FBI-së, kërkon shpjegime për skandalin ‘McGonigal’

        Image

        Edi, ti mund të bësh kakërdhi tek Grida Duma, por në Kongresin Amerikan nuk të shkojnë kakërdhitë. Do të japësh llogari dhe do të paguash një çmim të lartë, se iu ke çarë trapin amerikanëve.

        Lëre çfarë thotë Kim, ti do pirdhesh nga posti dhe do përfundosh në ndonjë burg amerikan. Mos o zot, të jetë Guantanamo! I ke ngacmuar rëndë. Iu ke dhjerë sigurinë kombëtare. Sidoqoftë, pyete Kimin, pasi ajo i di më mirë gjërat se ku do e kalosh pleqërinë, në burg apo duke u puthur me Koçon në Qeparo.

        Punë dreqi, Edi! Gjithmonë ke qënë i nxituar. Kokrra e idiotit, siç thoshtë një miku yt, kur ti dhisje ndeshjet e basketbollit, pasi nuk kontrolloje nervat.”/ar.sh/SYRI.NET

        Kongresi Amerikan letër FBI-së, kërkon shpjegime për skandalin ‘McGonigal’

        Image

    1. Eshte nje thenie qe nese me genjen njehere nuk eshte faji im nese me genjen per se dyti une jam fajtor,po me genjeve per se treti une jam gomar.Nuk numurohen sa here ka genjyer KM ja. Eshte ai fajtori?! E verteta

  1. O ti zdapi 2 metrosh i kriemistrise

    Thuj ishalla nuk plead guilty dhe s’bohet pentiro me ul denimin e vet ky McDangalli, se Orange is the new Black masanej

    Me ket rast shef ene Kuben, por pjesen veriore, ne Guantanamo, aq sa te lejon dritarja e qelise

    Po nuk donte te hyje gjemb ne kembe po he, se te mbron xhaxha sorra dhe ksaj rradhe, e ke shit shpirtin mire per nja 4 breza…

    O kopil i globalizmit

    1. O labi beji nje kenge liderit si ato qe beni ju per udheheqesit, he a te qivja.
      Bej nje kenge per rrocken e dalines.

    2. Majr j’a ke thene ketije kopili pjelle bithe i kristaqo xhelatit.
      Shpresojme te kete nje fat me gadafin…
      Ose ndonje shembull te ri denimi per dobiche te pa-rikuperueshem sorrosiane.

  2. Maratona televizive e KM ishte deshtim me sukses, se per ata qe kane mend ne koke, ajo mori pamjen e luanit ne kafaz, ndonese Rama shmangu “kopshtin zoologjik”, siç e quajti parlamentin, ku shumicen e krijoi me doren e tij dhe “non graten” Tom Doshi….

    Shperfillja e institucioneve, edhe kur i zoteron, eshte tipari themelor i nje diktature…

  3. Ky eshte kryehajdut e kryemashtrues
    Cdo fjale e tij eshte vetem genjeshter
    Nuk ka me Kim qe e bleve si bagetia, tani do merresh me jurin e madhe dhe komisionin e senatit amerikan.

  4. “Doktor, është problem i madh kur ne nje moshe te caktuar, ne te cilën te nevojiten bastunë te qendrueshem, rrethohesh nga imbecile te painformuar.

    Per te kuptuar dhe njohur se kush janë ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesësh kunatën tende, zonjën Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

    Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

    Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.Pyeteni salihun dhe ju cecenet shpellkare per kete dorianin

    1. o kar, edvini përmendet me emër në aktaakuzë, me edvinin kanë punë amerikont miqt e edit, jo me duçkën

  5. Pse nuk e di partia kush eshte beqir balluku, nje mut muti.
    Po thuaje se na plase. Ku shkoi dorian fshatar tockarllari?

  6. Phuuii ta qifsha rracen o burracak.ske turp te perballesh me te verteten. po fshihesh si miu. ta qifsha familjen te qifsha ty dhe atyre qe te perkrahin.

  7. Nga gjithe kjo histori pervec nje histerie mediatike dhe politike nuk kupton dot asgje. Ne fund vendosin provat dhe faktet. Ne kete moment jemi akoma te plumbi i 21 janarit qe beri rikoshet nga nje gjethe.

    1. Jo plumbi rikoshet te pema nga mp5 e atij qe u be kryetar i PS Mat me pas.. per llogari te atyre qe “protestonin” nga kafja e bulevardit.

      1. Keshtu eshte kur degjon nje komunist si Sala dhe nuk e kontrollon veten e flet idiotesira. Ai plumb doli nga nje urdher dhe njerezit ate duan. Nuk besoj se ke dyshime qe urdherdhenesi eshte pikerisht nje non-grata.

        1. Un sdegjoj salen po pashe ca ndodhi me pas me grupin e zjarrit. Sikur te kishin marru antaret e ps ne shqiperi nje antar i grupit te zjarrit duhet te ishte i fundit po i fundit fare per kryetar ps rrethi.
          Me ato budalleqet e urdhrit asnjere sdo dali asgje thjesht do shtyhet si kanoqe neper rruge

          1. Ky i ngritur-i ne detyre,i grupit te zjarrit ,do e kishte thene ne kohe se kush ia dha urdhrin,po ta kishte dhene saliu,…mbetet tia kete dhene urdhrin,pra blere me para,ai qe e gradoi,llogjike e thjeshte,e ftohte.

  8. Dalja publike e Edi Rames ishte nje moment kthjelltesie ne kete batak te qelbur mediash kazan, te shitura e te paskrupullta dhe nje opozite te shpartalluar, te diskretituar, te pamotivuar dhe zhurmuese, e cila nuk ka asnje mision tjeter dhe arsye per te egzistuar pervecse per te mbrojtur interesat personale te Sali Berishes.

    1. E vërteta jote o Ram kapuqja nuk është ajo amerikane dhe blidhe mendjen se ska më Amerik , Sorros e Yuri Kim që të shpëton.Ke hyrë aq shumë në gjynahe që dhe Zoti vetë nuk do të fal.Prandaj largohu njëherë e mirë të shpëtoj ky vend pa pësuar ndonji gja më të keqe.

    2. Po aq i kthjellet ishte sa rrinte si pule te gridarja. Pranoje ka ngel ters te ky muhabet midis rusit dhe kines. Po e terheq bidoni me vete.

  9. Jorgo, Jorgo, more djal,
    qe s`u ngope kurre me ..ar,
    nuk le kend pa e share,
    bythen dredh, por askush sta var.

    Revolucioni do te behet,
    ne shtator apo me heret,
    edhe bota do te mesoje,
    qe merr Jorgo nga 3 ne goje.

    Pelivan dukesh nga fjalet,
    Palikar qe nga te paret,
    Qe stu ngop goja as suma,
    nje adrese, te pakten thuama.

    Te te nis ca djem nga malet,
    qe dine mire si ti qajne hallet,
    me spinot te forte si guri,
    mbahu Jorgo, e zeza t´zuri.

    Qirje Jorgo Palikaris
    lutu shume mo te zere flama,
    revolucioni do te behet,
    e thote populli e Sali Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *