• |
ide | kryesore

Shkrimi i “NYT” për Ramën/ Meta: E konsideron Shqipërinë si pronë private të tijën

-Instant, Lajme, Të fundit
Meta



“Skandali i MCGonigal ka pushtuar mediat botërore”, është shprehur sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Deklarata e tij erdhi pasi gazeta e madhe amerikane New York  Times i ka kushtuar një shkrim skandalit me ish-agjentin e FBI dhe lidhjeve të tij me Ramën.

Ndërkohë ai u shpreh i bindur për ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me këtë aferë.

“Dje në mbrëmje kryeministri aktual pasi ka bërë cdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend, sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare, po kështu vazhdoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e tij përgjatë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali, duke përjashtuar veten nga përgjegjësitë në këtë skandal. Po sot, një ndër gazetat më të mëdha në botë, NYT ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali. Sidomos përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit duke ilustruar me një foto nga ai vetë këtë artikull dhe tjetrën nga ish agjenti.

Titulli që e shikoni është i qartë “Si i shiti përtej detit shërbimet e ti agjenti i FBI thonë prokurorët e Uashingtonit”. Sipas prokurorëve ky agjent ka zhvilluar një marrëdhënie me Ramën. Ai ka ndërmarrë hapa për përfitimin e këtij politikani. Në artikull shkruhet se një person ka pohuar se McGonigal ka përdorur emailin e FBI dhe nr e zyrës për cështje të lidhura me këtë politikan.Këto përfitime të paligjshme që ka realizuar ky politikan në dëm të vendit, pluralizmit politk, të shtetit të së drejtës dhe vetëm me qëllim shkatërrimin e demokracisë, e bëjnë më emergjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar dhe i cili do të ngrihet patjetër.”, tha Meta. 



7 Comments

  1. Po keshtu e keni konsideruar te gjith ju politikanet e pluralizimit, ju moterqira pa shtyll kurrizore, hajduta e sundmitar. E keni par gjithmon si tepsi vendin, ju meritoni te gjith pa perjashtim plumbin ballit, ose me keq meritoni torturim deri ne fundin e diteve tuaja. Ptu rrac e ndyr njerezish, ptu edhe atyre qu u vijn nga mbrapa ty, Rames, e Berishes, njerez pa shtyll kurrizore dhe e keqja me e madhe e kombit.

    1. shume e vertete ajo qe ke shkrujt.
      “si eshte vendi behet kuvendi”
      jemi popull cub , e se lun topi.
      nuk e kemi te keqen nga te tjeret por nga vetja.

  2. Ke të drejtë Like! Ti vetëm malin e Tomorit ke edhe pak në Lals, ai ka privatizuar gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *