• |
ide | kryesore

Bie sistemi në pikën kufitare të Qafë Thanës, me qindra mjete të bllokuara prej disa orësh

-Instant, Lajme, Të fundit



Kjo e shtunë ka sjellë radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Qafë Thanës. Shkak është bërë një defekt në sistem në palën maqedonase. Kjo ka rezultuar në një fluks automjetesh në pritje për të kaluar kufirin. Janë mbi 100 mjete që presin në radhë.

Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa. E njejte është situata edhe në piken e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorrices. Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *