• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi/ Pallate të shembura, toka e çarë dhe qytete nën rrënoja (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Janë me mijëra viktimat nga tërmeti 7.9 ballë që goditi në kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë rreth orës 2 të natës së kaluar. Të plagosurit kanë mbushur spitalet në të gjithë Turqinë. Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Gaziantep.

Po aq të forta kanë qenë edhe pasgoditjet. Mes tyre dallohen dy tërmete të tjera shumë të fuqishme në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.7 dhe 5.9 të shkallës Rihter.

Në Siri janë konfirmuar 427 viktima dhe mbi 800 të plagosur në zonat e vendit të kontrolluara nga kurdët. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore.

Më poshtë janë disa nga pamjet e filmuara me cellular gjatë rënies së tërmetit të parë që shkaktoi qindra të vedekur dhe gjatë tërmeteve të tjera gjatë ditës. Pamjet tregojnë godina që lëkunden në të gjithë qytetin duke shkaktuar një zhurmë të frikshme, që të kujton tërmetin e fortë që kaluan shqiptarët 3 vite më parë.

 



5 Comments

  1. SE SPROV SE NDESHKIM HYJNOR PER GJITHCKA PO NDOLL NE BOTE. CESHTJA I TAKON ADHAHUT. POR AJO QE NA MBETET QE TE SIGUROHEMI NE UDHTIMIN TON NGA ZOTI ME KTHIM ATIJE ESHTE VETEM RRUGA DREJTE ME ANGAZHIM NE MENDIME FJAL VEPRA thotë:

    Duket sikur te gjith po sprovohemi sipas shkalles se angazhimi ton. Po si mund te fitojm sprovat o njerez qe te mos humbim ne dy botet. Fitojm vetem nese njohim pranojm dhe veprojm domosdoshmerit Duke justifiku pergjegjsit

  2. Ngushellime te gjithe te lenduarvet,e sa per allahun lereni menjane mos e perzjeheni ne kete tragjedi sepse do dale fajtor sipas kesaj llogjike.Mire te rriturit qe paskan bere gjynahe e zoti po i ndeshkon po femijet cfare gjynahesh kane bere? E nese zoti nuk ben dallim mes gjyhnatarit e femijve engjej atehere ai nuk eshte i drejte apo nuk existon e termetet vijne nga shkaqe te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *