• |
ide | kryesore

Vràsja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ ‘Jeta e dëshmitarit në rrezik”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Pjerin-Xhuvani, Elbasan



“Jeta e një dëshmitari të vràsjes së Pjerin Xhuvani, mund të jetë në rrezik”. Ky rrezik i është evidentuar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvani.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije se në seancën e një shkurtit ky dëshmitar, duke ju përgjigjur pyetjeve të avokates Tahiraj dhe të prokurorit, ka deklaruar se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të vritej.

“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia. Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë. Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar të ndryshojë deklarimet e tij”, shprehet Tahiraj.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë më 21 prill të vitit 2021 në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Lexo më tej: Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt/ Dëshmojnë personat që shoqëronin Pjerin Xhuvanin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *