• |
ide | kryesore

Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me të rinj të FRPD-së. Duke iu referuar aferës “McGonigal”, Berisha tha se Rama pagoi një njeri të fuqishëm për të vrarë politikisht opozitën.

“Mori të gjitha pushtetet dhe i vuri në një dorë dhe për më tepër, pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Vrasës të paguar. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në këtë mënyrë” – tha Berisha.

Berisha tha se Rama duhet të largohet menjëherë duke e akuzuar atë për vjedhje të pasurive publike.

“Sarajet e Edi Ramës, do ju them unë ju, kur i ka ndërtuar ai ato, në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive ai ka pasur gjithsej të deklaruara gjithsej, 3800 dojçmarka dhe 400 mijë lekë. E tëra me para krimi ose të vjedhura. Ja cili qeveris sot” – tha Berisha.

“Shqiptarët nuk kanë shpresë sot, sepse vota u vidhet, pasuritë u vidhen, buxheti u vidhet. Ua them unë ju, sipas KLSH janë vjedhur 122 miliardë lekë. 97 miliardë është fondi i pagave në Shqipëri. Ç’ka do të thotë, vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat e shqiptarëve.

Përkundrazi udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro në udhëtime. Udhëton me vetura 500 mijë eurosh dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë. Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk ekziston asgjë tjetër për të, veç se pasurimi i tij i papërmbajtur. Po pse Alda u mbush në të gjitha anët me paratë e vjedhura. Sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ai mbush dhomat, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka. Prandaj ikin shqiptarët” – tha Berisha që më pas nuk e kurseu as Erion Veliajn.

“Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që nuk takon dot qytetarët, por i mbledh nëpër salla apo zyrat e bashkisë me përzgjedhje. Por ka 6 vite që vjedh për çdo ton mbetje që krijohet në qarkun e Tiranës, 18 euro fut në xhep duke ua marrë qytetarëve shqiptarë. I tarifon sikur digjen, nuk digjet asnjë kilogramë. Të gjitha depozitohen dhe ky u merr në kundërshtim me kontratën, 29 euro, 18 euro ky i vjedh, i çon ofshore, mundet dhe në Iran” – e shigjetoi Berisha.

“Pra që të gjithë e shohin që fusha e Sharrës nuk ka djegës, nuk bëhet seleksionimi, por ai vazhdon nga studio në studio, në një kohë kur e ka vendin nga qelia në qeli, sikur nuk ndodh asgjë. Gjer tani janë bërë 54 milionë euro, minimumi të vjedhura vetëm aty. Qindra milion të vjedhura me djegësat, pasuri përrallore” –shtoi kreu i PD-së. /LAPSI.al



17 Comments

    1. Po c’ Kimete mo i gjore. Me cilin ambasador ka patur komunikim normal Berisha. Me asnjerin. Te gjithe te keqij ambasadoret,te keqinj prokuroret e pergjithshem,te keqinj presidentet,te keqinje te gjithe ata qe nuk mendojne si mendon bolsheviku

      1. ju dy karat më sipër, mos haroni se si i ka hedhur në burg edhe njerëzit e tij më të afërt, edvini ju mutrave u ka si letër higjenike që një ditë, jo shumë larg do të hidheni si plehra se nuk do të ketë nevojë për shërbimet tua, mor idiotër

  1. Po ik o Berish se je i pabesueshem ti. Prandaj lulezon Rama se ju ka vdek shpresa shqiptareve. Ti e percave PD e bere cop cop sipas porosise se Ramiz Alise.

  2. Berisha eshte bashkeautor, bashkefinancues dhe ndoshta njesoj fajtor ne krimin ndaj PD dhe Bashes. Vetem te kujtojme cdo marrezi dhe genjeshter qe sajon pa pike turpi cdo dite, njerezit e tij te afert A.Neza dhe ish prokurorja E. Imeraj jane nga njerezit me aktive ne tentavat kriminale per te penalizuar Bashen per gjoja rublat ruse dhe qershia mbi torte komisioni hetimor qe gjoja ngriti ne PD per te demaskuar dhe gjetur rublat. Te kalbet ne Ferr se bashku me Ramen dhe Meten.

    1. Pabesite e Berishes ndaj demokrateve dhe z. Basha nuk kane te sosur. Ai ne bashkepunim me Ramen dhe Meten se bashku me agjentin e FBI e kane goditur PD dhe Z. Basha ne menyren me te pabese.

    1. sala gjithmonë do ti qijë komunistët, neot, dhe idiotët akt1vist patronazhistë, koha e edvinit mbaroi

  3. Një mikesha ime e medias i kerkoi intervistë Alison Guerrero, dhe pergjigje ishte “sa paguani?”

    Mbas këtij komunikimi, Alison thotë sé është paguar nga media shqiptare për intervisten. (shih tëeet e saj me poshtë).

    Ja u thashë që kjo nuk është stabël, por për më tepër, kur kerkon para për një intervistë, të kualifikon automatikisht në një nivel që me të drejtë as FBI, dhe as gjykata s’te merr seriozisht.Si beri ti salih berisha kur pagove tv e bashkim ulaj aty ku ti ke zyren e partise foltore per intervisten e kuckes amerikone

  4. Plaku dhe deti. Berisha po lufton si Santiago.

    “Plaku dhe deti” është një nga novelat më mbresëlënëse të nobelistit amerikan, Ernest Heminguej. “Plaku dhe deti” erdhi për të mbetur në historinë e letërsisë si një narrativ që kumton për forcën dhe dinjitetin e shpirtit njerëzor. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë ai për të matur forcat për t’u përballur me fatin dhe natyrën. Për Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapërcejë të zakonshmen, se po shkel përtej saj, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

    Më mirë të kthehesh i mundur pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bësh, sesa të dështosh pa provuar. Plaku i detit na tregon se e arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrënë.

    Vepra

    Plaku dhe deti (titulli origjinal: The Old Man and the Sea) është një novelë e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway në vitin 1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952. Ishte vepra e fundit madhore fiksion e prodhuar nga Heminguej dhe botuar gjatë gjalljes së tij.

    Vepra – një nga më të famshmet e autorit – rrotullohet rreth Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk marlin në largësi të Rrymës së Golfit. Plaku dhe deti ka fituar çmimin Pulitzer për Fiksion (Pulitzer Prize for Fiction) në vitin 1953 dhe është cituar nga komiteti i Nobelit si një nga veprat që kontribuan në dhënien e Nobelit në Letërsi për Hemingwayn në vitin 1954.

    Koncepti

    Kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme : Plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, ate fuqi te pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është përzierje e vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.

    Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore : trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.

    Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta. Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Ne qendër te veprës “Plaku dhe Deti” është plaku Santiago, një peshkatar i zoti.

    Ka edhe disa personazhe të tjerë por ato vetëm sa skicohen ne vepër sa për sfond. Dy miq-armiq të vjetër luftojnë përballë njëri tjetrit,luftë që jep edhe mesazhin e lartë filozofik se njeriu nuk është krijuar për të pësuar humbje, të asgjësosh njeriun nuk do të thotë qe e ke mposhtur atë. Duke krijuar personazhe të tillë si plaku Santiago, E. Heminguej lartëson figurën e njeriut që tregohet dinjitoz përballë dështimeve dhe sfidave në jetë.

    E. Heminguej ka përdorur parimin “ajsberg” d.m.th. flet pak por nënkupton shumë. Personazhet parapëlqejnë më shumë heshtjen, mbylljen në vetvete çka e bën edhe me interesante e tronditëse leximin e veprës. Në pamje të parë ata duken të ftohtë, indiferente por në fakt cilësitë e tyre qëndrojnë në nëntekstet e frazës. Vihet re edhe dialogimi me vetveten që përbën një veçori tjetër të personazheve te këtij romani. Edhe nqs. personazhet ndiejnë frikë, gëzim, etj, ato nuk jepen por nënkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mban gjallë emocionin gjatë leximit të novelës.

    Plaku dhe Deti është historia e një beteje epike mes një peshkatari të vjetër, me përvojë dhe një Marline të madhe. Romani hapet me arsyetim se peshkatari, i cili është quajtur Santiago, ka kaluar 84 ditë pa kapjen e një peshku. Ai është aq i pafat sa që nxënësi i tij i ri, Manolin, ka qenë i ndaluar nga prindërit e tij të lundrojë me njeriun e vjetër dhe është urdhëruar të shkojë me peshkatarët më të suksesshëm. Dedikuar njeriut të vjetër, megjithatë, djali vizitonte kasollen e Santiagos çdo natë, transportin mbrapa tij të peshkimit detar, marrjen e tij të ushqimit dhe duke diskutuar për bejsbollin amerikan dhe lojtarin e preferuar të tij Joe Di Maggio. Santiago i tregon Manolinit se në ditën e ardhshme, ai do të udhetoje larg Gjirit të peshkimit,per tu bindur se sezoni i tij i pafat është pranë fundit të tij. Kështu në ditën e 85, Santiago i jep kurajo vetes, duke marrë varkën e lehtë të tij deri në Gjirin Mesdhe.Edhe pse ai është i plagosur nga lufta dhe me dhimbje, Santiago shpreh një vlerësim të dhembshur për kundërshtarin e tij, shpesh duke iu referuar atij si një vëlla. Ai gjithashtu përcakton se për shkak të dinjitetit pjesen me te mire te peshkut eshte idenje ta marri vetem Marlini.

    Ndërsa Santiago vazhdon udhëtimin e tij për tu kthyer në breg, peshkaqenët janë të tërhequr në gjurmët e gjakut të lëna nga Marlin në ujë. Ai pa një peshkaqen te madh Mako, dhe Santiago e vret me fuzhnje e tij, duke humbur armen në këtë proces. Ai bën një fuzhnjë te re nga leukoplasti me thikën e tij dhe me fund të rrem për të ndihmuar të shmangien e një linje tjetër peshkaqenësh, në total, janë vrarë pesë peshkaqenë dhe shumë të tjerë janë shtyrë larg. Por peshkaqenët të mbetur vijnë, dhe ne mbrëmje peshkaqenë i gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlin-së, duke lënë një skelet të përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore e saj, bishtin e saj dhe kokën e tij. Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje shtyllë te rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë.

    Një grup i peshkatarëve mblidhen të nesërmen rreth barkës, ku skeleti i peshkut është bashkangjitur ende, kurioz bëhen edhe turistët te cilët pyetnin se kush e kishte kapur atë peshkun gjigand edhe pse trupi nuk ishte por vetëm skeleti. Një nga peshkatarët mendoi që ajo të jetë 18 pëllëmbë nga hunda deri në bisht. Manolin, të brengosur gjatë përpjekjes plakut,i sjell gazetat dhe kafen. Kur zgjohet njeriu i vjetër, ata premtojnë për të peshkuar së bashku edhe një herë. Pas kthimit të tij nga gjumi, ëndrrat e tij rinore përfundojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *